Hoti: Inflacioni nuk mund të luftohet me ligje, por me politika fiskale dhe monetare

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se qasja e Qeverisë për luftimin e inflacionit është jokushtetuese dhe aspak profesionale

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Avdullah Hoti, ish-kryeministri i Kosovës, të mërkurën e 20 korrikut, pas mbledhjes së 89-të të Qeverisë për miratim të vendimeve ka reaguar me një postim në Facebook duke thënë se Qeveria në vend se të ndërmarrë veprime konkrete për të zbutur krizën nga inflacioni, propozon një projektligj.

“E para, në asnjë vend demokratik dhe me ekonomi të tregut, inflacioni nuk mund të luftohet me ligje, por me politika fiskale dhe monetare”, ka shkruar Hoti.

Tutje, në postimin e Hotit thuhet se edhe pse kjo qasje bie në kundërshtim me parimet e ekonomisë së tregut, procedurat e miratimit të këtij ligji marrin së paku tre muaj. Kjo përfshin muajin nëntor, kur ky ligj në rastin më të mirë mund të hyjë në fuqi.

“E them me keqardhje se kjo qasje për luftimin e inflacionit është jokushtetuese dhe aspak profesionale, pasojat e së cilës do të vazhdojmë t’i bartim të gjithë. Me masat që kemi propozuar si LDK para tre muajsh, barra do të ishte shumë më e vogël për qytetarët”.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbledhjes së 89-të, në një konferencë për media ka bërë të ditur se janë miratuar 20 vendime.

Kreu i Qeverisë ka thënë se në këtë mbledhje është miratuar projektligji për diplomaci qeveritare, projektligj ky që ka për qëllim përfshirjen e mërgatës në politikëbërje. Ai ka bërë të ditur se janë miratuar anëtarët e bordit të ndërmarrjes publike dhe se është bërë draft-strategjia për komunitetin rom dhe ashkali.

Shefi i ekzekutivit tregoi se janë ndarë 255 mijë euro për sigurimin e librave shkollorë për nxënësit e Luginës së Preshevës.

Qeveria miraton projektligjin për sanksionet e shënjestruara kundër shkelësve të huaj të të drejtave të njeriut

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika