Mehaj: Policët tanë të rënë në detyrë janë heronjtë tanë të pavdekshëm

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në Ditën Memoriale të policëve të rënë në detyrë ka kryer nderimet pranë Lapidarit të heronjve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pranë Lapidarit të heronjve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës

Në Ditën Memoriale të policëve të rënë në detyrë, që ndërlidhet me 11 vjetorin e vrasjes së Enver Zymberit nga strukturat kriminale serbe, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka përkujtuar zyrtarët policorë pranë Lapidarit të heronjve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Mehaj, ka theksuar se “policët tanë të rënë në detyrë janë heronjtë tanë të pavdekshëm”.

“Mbrojtja e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit bashkë me mbrojtjen e rendit dhe sigurisë publike janë hallka të pashkëputshme që i mbajnë fuqishëm Ushtria bashkë me Policinë tonë. Të lavdishëm gjithmonë Heroi Enver Zymberi dhe gjithë zyrtarët policorë të rënë në krye të detyrës”, shkroi ai.

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pranë Lapidarit të heronjve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Kosovës

Ndryshe, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, teksa ka përkujtuar 21 zyrtarët policorë që kanë rënë gjatë detyrës së tyre, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që në bashkëveprim me policinë, të veprojnë shpejt dhe drejt në zbardhjen e vrasjes së Enver Zymberit dhe gjithë të tjerëve, duke i sjellë para drejtësisë kriminelët.

“Është nder por edhe krenari për të kujtuar veprën heroike të 21 zyrtarëve policorë që ranë në krye të detyrës. Para çdo zyrtari tjetër, është polici ai që mund të krijojë te qytetari ndjenjën se institucioni i shtetit dhe mjetet e pushtetit janë në dispozicion të tij, se vetë shteti është në mbrojtje të qytetarit. Për të arritur këtë na duhet që të gjitha institucionet përkatesë të bashkëpunojnë”, ka thënë Sveçla.

Drejtuar zyrtarëve policorë, ministri Sveçla, ka thënë se “krimi nuk ka uniformë”.

Sipas tij, krimi është fenomen që dëmton ekonominë dhe tregtinë e Republikës dhe pengon zhvillimin e vendit.

“Krimi është dhunë që dëmton individin, familjen dhe gjithë substancën e shëndoshë të shoqërisë sonë. Përballë këtij krimi pa uniformë, polici ka uniformë, atë të shtetit të Kosovës, Republikë e cila duhet të jetë në krah të policëve gjithmonë”, shtoi ai.

Në Kosovë janë 21 zyrtarë policorë që e kanë humbur jetën në krye të detyrës së tyre.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika