Hovenier: Vendimet për reciprocitet ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ShBA e mirëpret vendimin e Qeverisë së Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se masa e reciprocitetit të targave dhe ajo e dokumenteve kanë qenë të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Hovenier ka theksuar se ShBA-ja ka mirëpritur vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit.

“SHBA mirëpret vendimin e liderëve të Kosovës për të pezulluar përkohësisht zbatimin e masave të reciprocitetit për targat dhe dokumentet hyrëse/dalëse, të dyja masat janë plotësisht në përputhje me marrëveshjet e Brukselit dhe ishin të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar”, ka shkruar Hovenier.

Ndërkaq, para mesnatës së një gushtit, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të shtyjë implementimin e vendimeve të reciprocitetit të letërnjoftimeve me Serbinë dhe atë për targa.

Vendimi është marrë pas takimit të krerëve shtetërorë të Kosovës me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

ShBA-ja ka kërkuar të shtyhet implementimi i vendimeve për 30 ditë. Zbatimi i vendimeve është shtyrë deri më 1 shtator, por me kusht që të hiqen barrikadat në veri.

“Qeveria e Kosovës jep zotimin që të shtyhet zbatimi i dy vendimeve të datës 29 qershor 2022, deri me datën 1 shtator 2022, nga momenti në ditën e hënë, 1 gusht 2022, kur do të hiqen të gjitha barrikadat dhe të vendoset liria e plotë e lëvizjes në të gjitha rrugët në veri të Kosovës. Falënderojmë partnerët ndërkombëtarë, në veçanti ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, për angazhimin dhe kontributin”.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika