Të martën, Unikkatil për herë të parë në Prizren

I pari i “The Bloody Alboz”, Unikkatil, të martën, për herë të parë do të jetë në një koncert në Prizren. Velunia Club është nikoqir i këtij eventi, ku përpos Unikkatilit, në skenë priten të ngjiten edhe pjesëtarë të tjerë të labelit të tij

Reperi, Unikkatil

Një nga emrat me ndikimin më të madh në industrinë e showbizit shqiptar, padyshim se është Unikkatil.

I pari i “The Bloody Alboz” për dekada ka arritur pozicionin e tij në muzikën shqipe, kjo edhe për shkak të strategjisë që ka zgjedhur, pa asnjë spot e shumë pak koncerte.

Listës së vendeve në Kosovë, ku Unikkatil ka performuar, të martën do t’i shtohet edhe qyteti i Prizrenit.

Velunia Club është nikoqir i këtij eventi, ku përpos Unikkatilit, në skenë priten të ngjiten edhe pjesëtarë të tjerë të labelit të tij.

Po ashtu, për herë të parë do të këndohet në koncert edhe kënga e re e publikuar në bashkëpunim me Don Phenom.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika