Tahiri-Kurtit: Je dobësuar para Serbisë, përgatitu për shtator dhe merr vendime ekzekutive

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, e ka sugjeruar kryeministrin Albin Kurti që të përgatitet për muajin shtator dhe të marrë vendime ekzekutive

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, teksa i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka thënë se është dobësuar para shtetit serb.

Kjo sepse sipas tij, kreu i qeverisë në momentet e fundit para se të implementohet vendimi i qeverisë për reciprocitet me Serbinë, e ka shtyrë zbatimin e vendimeve deri më një shtator.

“Nuk e kemi hallin se çka ndodh me qeverinë dhe partitë, hallin e kemi të thjeshtë: ti je dobësuar para Serbisë, qytetari i Kosovës është dobësuar atë ditë që ti në ora 12 të natës e ke marrë vendim, ke mundur ta bësh një ditë më përpara”, ka thënë Tahiri.

Deputeti i AAK-së, e ka sugjeruar kryeministrin Kurti që të përgatitet për muajin shtator dhe të marrë vendime ekzekutive.

“Më 1 shtator prapë do të jemi me ty përballë Serbisë, por mos bëj gabime në pikë të natës, në 12 të natës, me i kthy njerëzit. Përgatitu, merr vendime ekzekutive”, ka delaruar Tahiri.

Ndryshe, kryeministri Kurti, ka thënë se fushata drejtuar qytetarëve serbë të Kosovës nga Beogradi, ishte e egër dhe dezinformuese.

Sipas tij, kjo ishte edhe arsyeja e shtyrjes së implementimit të vendimit për reciprocitet të targave dhe dokumenteve me Serbinë.

“Ne jemi shumë efikas në këtë aspekt dhe për shkak të fushatës së madhe të dezinformimit që është bërë nga Beogradi mbi qytetarët serbë të Kosovës, ne kemi pranuar te faktorët ndërkombëtarë që ta shtyjmë zbatimin deri më 1 shtator. Ne nuk besojmë që nuk kemi bërë fushatë të mjaftueshme ose të mirë. Ka qenë shumë e egër fushata e dezinformimit. Ne me punë, durim e angazhim gjithçka do ta përmbyllim mirë”, ka thënë Kurti.

Kreu i qeverisë ka theksuar se ajo që është dashur të ndodhë para 11 vjetëve, po fillon të zbatohet tani.

Shija e redaktorit

Kosova voton sot

Rreth dy milionë shtetas të Kosovës do të kenë mundësi të votojnë sot (e diele) më 28 dhjetor në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ndërsa...

Pengesë vetoja ruse, “tani Kosova ka numër njohjesh për anëtarësim...

Bahamet u bënë shteti i katërt që njeh Kosovën vetëm brenda vitit 2025, duke shënuar një ringjallje të këtij procesi pas një periudhe shterpe...

Ndihmat humanitare nga Kosova për Gazën nisen me anije nga...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka bërë të ditur se anija e ngarkuar me ndihma humanitare nga Kosova për Gazën është nisur nga porti i...

Të fundit nga rubrika