Testohen për përdorim të alkoolit, 53 patenta shoferi konfiskohen nga Policia e Kosovës

Përveç 53 patentë shoferëve të konfiskuar, për një javë janë shqiptuar 1374 gjoba të trafikut dhe rreth 100 patentë shoferë janë konfiskuar

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se 53 patenta shoferi janë konfiskuar pas 410 testimeve të alkoolit ndaj vozitësve të veturave.

Përmes një njoftimi në Facebook, njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, nga 26 korriku i këtij viti deri më 1 gusht ka realizuar implementimin e Planit Operativ “Alkooli”, përmes të cilit ka testuar drejtuesit e veturave.

Përveç konfiskimit të patentë shoferëve, njëherësh janë marrë masa të tjera preventive dhe ndëshkuese edhe ndaj kundërvajtësve të cilët kanë shkaktuar kundërvajtje të tjera.

Si rrjedhojë, për një javë janë shqiptuar 1374 gjoba të trafikut dhe rreth 100 patenta shoferi janë konfiskuar.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika