Sekuestrohen 8 kilogramë kanabis në Tropojë, vihen në pranga 3 persona

Policia e Shtetit ka njoftuar këtë të shtunë se nga operacioni policor në Tropojë janë gjetur rreth 8 kilogramë kanabis, armë zjarri dhe municion luftarak në një automjet. Policia e Shtetit ka vënë në pranga 3 persona. Këto materiale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tropojë

Policia e Shtetit
Të shtunën e 5 gushtit, Policia e shtetit ka sekuestruar drogë, armë zjarri dhe municion luftarak në Tropjë.
Përmes një postimi në Facebook, Policia e shtetit ka treguar se vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për goditjen e veprimtarive kriminale në fushat e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje.
Pamje të postuara nga Policia e Shtetit në Facebook
“Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Rrjeta”, i zhvilluar nga DVP Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Tropojë, Forcën e Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë”.
Ndër të tjera, opinioni i gjerë njoftohet se nga ky operacion policor është gjetur se 3 shtetas qarkullonin me rreth 8 kilogramë kanabis dhe armë zjarri në automjet. Sipas Policisë, ata janë vënë në pranga dhe këto materiale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika