Lama: Gjuha e Kurtit për luftë është e tepërt, po largon investitorët

Lama ka thënë se gjuha e Kurtit në mediat ndërkombëtare është e dëmshme për imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare. Ndërkaq, ajo thotë se çka pret nga ana e Beogradit është qartësimi i mesazheve të tij

Analistja, Alma Lama

Analistja, Alma Lama ka thënë se gjuha e Kryeministrit të Kosovë, Albin Kurti e përdorur në mediat ndërkombëtare është e ekzagjeruar dhe njëherësh, edhe e tepërt. Si e tillë, do të bëhet shkas për largimin e investitorëve.

E ftuar në “FIVE” të RTV Dukagjini, Lama ka thënë se një gjuhë e tillë ku përmendet termi “luftë”, do të jetë i dëmshëm për Republikën e Kosovës dhe imazhin e saj në arenën ndërkombëtare ngase me terme të tilla ajo që është duke u dëmtuar është çështja e sigurisë, gjë e cila sipas Lamës, është një ndër pikat kyçe.

“Të gjitha adresimet e shqetësime do duhej të adresoheshin në takimet e brendshme, me diplomatë dhe me njerëz që e mbështesin Kosovën. Ndërsa gjuha e folur në media ndërkombëtare do duhej të ishte më e kujdesshme sepse pastaj është shumë më problem ta ndreqësh”, ka thënë Lama.

Nga takimi i planifikuar më 18 gusht në mes Presidentit të Serbisë, Vuçiq dhe Kryeministrit Kurti, Lama ka thënë se gjithçka çka pret janë mesazhet e qarta nga ana e Beogradit.

Ndër të tjera, ajo ka thënë se me një shtator, data për të cilën janë shtyer zbatimet e vendimeve mbi reciprocitetin, “do të vendoset në tryezën e bisedimeve por nuk mendoj se do të ketë zgjidhje pa pasur një marrëveshje Kosovë-Serbi, Serbia prapë do të përpiqet të destabilizoj vendin sepse për këtë ka investuar”.

Në mes të bisedave të “FIVE” është kujtuar edhe koha kur Kurti nuk përmendte dialogun si pjesë e planeve të tij në Qeveri.

“Ajo çka është thënë në fushata zgjedhore ka qene kauzë për të fituar votat nga votuesit. Kur Kurti ka ardhur në pushtet e ka kuptuar që dialogut nuk mund ti shmangej”, ka thënë Lama gjersa ka theksuar se “për fatin të mirë, nuk kemi të bëjmë me një politikan të padijshëm”.

Për sa i përket arritjes së një marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, Lama ka thënë se nuk do të realizohet përderisa vazhdon lufta Ukrainë-Rusi.

Shija e redaktorit

Raportimet për reduktim të trupave të KFOR-it: NATO dhe Pentagoni...

Katër diplomatë të NATO-s kanë “alarmuar” Ballkanin Perëndimor e në veçanti Kosovën këtë të enjte pas deklarimit se Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)...

Mbreti Charles III e uron Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, i ka dërguar një letër urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18...

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Të fundit nga rubrika