Osmani në takim me ambasadorin Hovenier, diskutojnë për sigurinë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier kanë diskutuar për koordinimin në mes të dy vendeve për adresimin e çështjeve prioritare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në takim me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier

Të enjten e 11 gushtit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë në vend, si dhe në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes.

Siç njofton Presidenca, në këtë takim kanë diskutuar për vazhdimin e koordinimit mes institucioneve të Kosovës dhe ShBA-së në adresimin e çështjeve prioritare.

Po ashtu edhe më katër gusht, e para e vendit ka pritur në takim ambasadorin amerikan Hovenier, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit në vend, si dhe për “vazhdimin e koordinimit për masat e reciprocitetit”.

Në njoftimin nga faqja zyrtare e Presidencës ishte bërë e ditur se në takim u diskutua edhe për takimin e suksesshëm me sekretarin e Shtetit, Antony Blinken të realizuar në Washington gjatë vizitës në ShBA.

“Në këtë drejtim palët kanë diskutuar për hapat e mëtutjeshëm dhe bashkëpunimin konkret me qëllim të thellimit të raporteve mes dy shteteve”, thuhej në njoftim.

Po ashtu, Presidentja Osmani e kishte njoftuar Ambasadorin Hovenier për progresin e Kosovës në drejtim të përmbushjes së zotimeve në kuadër të Samitit për Demokraci, me ç’rast shprehu mirënjohje për vlerësimin pozitiv të punës së institucioneve të Kosovës nga ana e Sekretarit Blinken.

Ambasadori amerikan Hovenier për shtyrjen e vendimit nga Qeveria e Kosovës për reciprocitet ndaj Serbisë, kishte thënë se masa e reciprocitetit të targave dhe ajo e dokumenteve kanë qenë të koordinuara me komunitetin ndërkombëtar.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika