Osmani: Rinia është fryma dhe themeli i Republikës sonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se rinia është fryma dhe themeli i Republikës së Kosovës, derisa në Ditën Ndërkombëtare të tyre ka takuar matematicientët, juristët e shkencëtarët e rinj nga Kosova

Foto nga takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me matematicientët, juristët e shkencëtarët e rinj nga Kosova

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, ka pritur në takim disa të rinj të suksesshëm në fusha të ndryshme të arsimit.

Osmani ka deklaruar se rinia është fryma dhe themeli i Republikës së Kosovës.

Matematicientët, juristët e shkencëtaret të rinj sipas saj, po dëshmojnë vazhdimisht përgatitjen dhe talentin e tyre në gara ndërkombëtare duke e vënë Kosovën në ballë të këtyre arritjeve.

Foto nga takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me matematicientët, juristët e shkencëtarët e rinj nga Kosova

“Matematicientët, juristët e shkencëtaret tanë të rinj po dëshmojnë vazhdimisht përgatitjen dhe talentin e tyre në gara ndërkombëtare duke e vënë Kosovën në ballë të këtyre arritjeve”, ka thënë Presidentja Osmani.

Foto nga takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani me matematicientët, juristët e shkencëtarët e rinj nga Kosova

Në njoftimin e Zyrës së Presidencës, thuhet se pavarësisht kufizimit në lëvizje, të rinjtë kosovar si Andi, Arbeni, Arti, Besforti, Duarti, Ernesa, Endriti, Leka, Rinori, e shumë të tjerë, po dëshmojnë se me përkushtim e zell mund të arrihen suksese të mëdha përtej kufijve tanë dhe se meritojnë të ndjehen të barabartë me moshatarët e tyre anekënd Evropës.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në ceremoninë e publikimit të raportit të Dialogut Kombëtar të Rinisë nga MKRS, ceremoni në të cilën Kurti ka theksuar se do të zhvillohen programe për t’u ofruar të rinjve mundësi maksimale në arritjen e potencialeve sa më të larta.

Kurti: Komunikimi me rininë formëson të ardhmen e vendit

Besfort Shala, matematikani 22-vjeçar i cili synon të bëhet hulumtues në universitetet botërore

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika