Reshjet nuk ishin të shpeshta e edhe vendi ynë, përjetoi një prej verave më të nxehta.
Megjithatë, uji në liqenet prej nga furnizohet kryeqyteti dhe disa komuna përreth, nuk ra në nivele për të rrezikuar furnzimin.
Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit, “Prishtina”, Arjeta Mjeku, tregoi konkretisht për situatën në Batllavë e Badovc.
‘Po gjendja e ujit në liqenet akumuluese sipërfaqësore, Batllava dhe Badovci është kënaqëshëm. Nivelin e ujit në Badovc e kemi minus 4.40 metra nën nivelin maksimal ndërkaq Batllavën e kemi si gjithmonë më mirë është 3. 18 metra nën nivelin maksimal të ujit dhe gjendja aktuale me furnizim të ujit mbetet stabile”
Niveli në liqene, sipas Mjekut, nuk dallon shumë nga situata e viteve të fundit, dhe është larg më mirë prej periudhës mbi 1 dekadë më parë, kur shkuar në nivele shqetësuese.
“po gjendja është normale është njëjtë si në vitin paraprak vetëm se ka pasur në vitin 2013-14 kur rezervat e ujit i kemi pas vetëm edhe për një muaj gjendja ishte minus 14 nën nivelin e maksimales kështu duke e krahasuar me më të keqen nivelin në liqen e kemi kënaqshëm por normalisht duhet shpenzim racional”, ka deklaruar Mjeku.
Përveç në vendet ku ka pasur intevenime, sipas Mjekut, reduktime nuk ka pasur gjatë kësaj periudhe./TVDUKAGJINI
Kuvendi nesër me seancë nga ora 09:00, do të trajtohet ligji për Gjykatën Speciale në lexim të parë