Begaj të hënën në Kosovë, vizita e parë jashtë Shqipërisë si president

Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare pas marrjes së mandatit si president i Shqipërisë. Begaj do të pritet në Kosovë me ceremonitë më të larta shtetërore

Bajram Begaj, President i Shqipërisë

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, të hënën e 15 gushtit do të vijë në Kosovë për vizitë me ftesë të presidentes, Vjosa Osmani.

Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare pas marrjes së mandatit si president i Shqipërisë.

Osmani, do të presë presidentin Begaj, me ceremonitë më të larta shtetërore.

Pas ceremonisë së pritjes, është planifikuar të zvillohet një takim mes dy krerëve të shteteve.

Pas përfundimit të takimit presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj do të kenë deklaratë të përbashkët për media.

Ndryshe Begaj, është presidenti i 8-të i Republikës së Shqipërisë.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika