Sergio Gomez kalon në Etihad Stadium

Manchester City ka konfirmuar nënshkrimin e mbrojtësit të Spanjës U-21, Sergio Gomez nga Anderlecht

Sergio Gomez

Sergio Gomez ka bërë një marrëveshje katërvjeçare me klubin e Manchester City me tarifë prej 13 milionë eurosh plus shtesa.

21-vjeçari Sergio Gomez hyri në akademinë e Barcelonës përpara se të luante nën drejtimin e ish-kapitenit të City-t, Vincent Kompany në klubin belg.

Gomez ka shprehur lumturinë e tij për mundësinë e dhënë nga Manchester City, dhe sipas tij kjo është një ëndërr që çdo lojtar do e kishte.

Gomez do të veshë fanellën me numrin 21 – të njëjtin numër si spanjolli David Silva.

Sergio Gomez kishte krijuar simpati për spanjollin David Silva që kur ishte fëmijë, gjithashtu ka treguar se si fëmijë ka mbajtur gjithmonë fanellën e Silvës.

David Silva ka fituar katër tituj të Premierligës dhe 10 trofe të tjerë gjatë kohës që ishte pjesë e City-t.

Për sukseset e Sergio Gomez ka folur gjithashtu edhe drejtori i futbollit të qytetit Txiki Begiristain duke thënë se : “Zhvillimi i Sergio në sezonet e fundit ka qenë shumë mbresëlënës – ai është një mbrojtës i kompletuar me potencial të madh”, raporton BBC.

Begiristain ka shprehur sigurinë e tij ndaj lojtarit Gomez, ku sipas tij Gomez do sjell cilësi dhe shumë fitore.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika