Rusia sulmon qendrën e madhe transportuese në Kiev

Sulmet ruse po vazhdojnë në shtetin ukrainas, së fundmi Ukraina u përball me sulmin në qytetin e Zhytomir-it, në qendrën e madhe transportuese në Kiev. Zyrtarët, Forcat Ajrore të Ukrainës dhe Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës konfirmuan se kishte sulme edhe në qytetet e tjera të zonës veriore

Një zjarrfikës punon në vendin e një ndërtese hoteli të goditur nga një sulm me raketa ruse në rajonin e Odesa të mërkurën. (Komanda Operacionale në Jug të Forcave të Armatosura të Ukrainës/Reuters)

Pas shpërthimeve në qytetin ukrainas Zhytomyr, Forcat Ajrore të Ukrainës kanë thënë se shteti rus ka vënë në fluturim avionë luftarakë në hapësirën ajrore të Bjellorusisë për të lëshuar raketa në qytetin ukrainas Zhytomyr, e cila është qendër e madhe transportuese në Kiev.

Zyrtarët kanë thënë të martën e 16 gushtit, që sulmi në qytetin verior ka dëmtuar një fushë ajrore dhe infrastrukturën përreth. Zyrtarët ukrainas gjithashtu raportuan bombardime në qytete të shumta duke përfshirë Sloviansk dhe Kramatorsk.

Në këto sulme ishte në shenjestër edhe qyteti i Kharkivit.

Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka thënë se në rrethin Bohorodychne, Rusia është përpjekur të zhvillonte një betejë sulmuese, por nuk ka pasur sukses dhe është tërhequr.

“Armiku po kryente zbulim ajror në zonën e Kramatorsk. Pranë Spirne, pushtuesit vendosën të shkonin në ofensivë, pësuan humbje dhe u tërhoqën”, tha Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës, raporton CNN.

Shtabi i Përgjithshëm shtoi se forcat ruse ishin përpjekur gjithashtu të merrnin kontrollin e qytetit Bakhmut të Donetsk, por forcat ukrainase vazhdojnë t’i mbrojnë.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika