Test psikologjik për gjendjen tuaj mendore

Një vizatim mund të zbulojë gjithashtu gjendjen tuaj mendore

Ashtu si ëndrrat që ëndërrojmë flasin për atë me të cilën ndërgjegjja jonë shqetësohet, edhe imazhet që zgjedhim “në fillim” pa menduar, mund të zbulojnë shumë për gjendjen tonë shpirtërore dhe mendore. Si ta kuptoni nga kjo foto gjendjen tuaj mendore?

Nëse figura e parë që patë ishte:

Zinxhiri
Jeni mësuar të mbani fort qëndrimet dhe vlerat e rrënjosura, madje edhe në dëmin tuaj. Ju ndjeni një detyrë ndaj shumë njerëzve, të përmbushni pritshmëritë e tyre. Gjithashtu, ju ndjeni një nevojë të fortë për t’u shprehur, për të qenë vetvetja, për një ndryshim, për të prishur lidhjet dhe për të ecur përpara i çliruar! Mësoni të thoni jo! Është koha për të jetuar jetën tuaj!

Katror
Ky vizatim simbolizon robërinë tuaj. Jeton në të shkuarën, ngele në kujtime… Dije që nuk është jetë, por trokitje në vend. Duhet të prishësh marrëdhëniet e vjetra, modelet e vjetra të sjelljes, besimet e vjetra, të heqësh qafe njerëzit toksikë. Jetoni këtu dhe tani, në këtë moment. Përqendrohuni në këtë sepse është e vetmja gjë që mund të ndryshoni.

Spirale
Keni nevojën të “kërceni” më tej, të bëni diçka të re, ndryshe, të përparoni… Keni një kohë të gjatë në status quo, ndjeni se jeni gati për ndryshime. Vetëm me guxim për fitore të reja.

Një rrjet i çrregullt
Jeni përballë një dileme të caktuar jetësore dhe jeni të tensionuar për shkak të paqartësisë dhe pasigurisë së situatës. Meqenëse duhet të merrni një vendim, dëgjoni atë që ju thotë intuita.

Vijat e ndërprera
Humori juaj ndryshon vazhdimisht, keni shumë ulje-ngritje. Në dashuri gjërat janë të paqëndrueshme, marrëdhënia me partnerin është herë “e nxehtë” e herë “e ftohtë”. Mund të jetë e vështirë për ju tani, por mos u dëshpëroni. Gjithçka ndodh për një arsye. Tani është shansi për të parë më në fund se ku qëndroni dhe nëse lidhja ka të ardhme apo jo.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika