Në 2023, burgu i Gjilanit i gatshëm për Danimarkën

Hapësirat e brendshme të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, do të ndryshojnë së shpejti, në mënyrë që t‘i përshtaten kërkesave të Danimarkës.

Danimarka ka marrë me qira 300 qeli burgu në Gjilan, të cilat pritet t’i marrë në shfrytëzim nga pranvera e vitit 2023.

Deri atëherë në ambientet e burgut do të bëhen shumë ndryshime.

Objektit do t’i shtohen disa hapësira, derisa do të ketë edhe përshtatje të dhomës së vizitave.

Kështu ka deklaruar për RTV Dukagjini, Alban Muriqi – këshilltar në Ministrinë e Drejtësisë.

“Ka ndryshime relativisht thelbësore në ku[tim të ambientit të banimit, të infrastrukturës përcjellëse, të aktiviteteve të punës, aktiviteteve trajnuese dhe edukuese për ta. Kryesisht, objekti do të thotë infrasktruktura fizike është ajo e njëjta”, është shprehur Muriqi.

Muriqi ka thënë se, punimet do të fillojnë vetëm pasi marrëveshja të miratohet në Kuvendin e Kosovës.

“Me ratifikimin e këtyre marrëveshjeve në Kuvendin e Kosovës, punimet në Gjilan do të fillojnë shumë shpejt, derisa nga pranvera e vitit të ardhshëm mund edhe të fillojë transferimi i të burgosurve”, është shprehur Muriqi.

Qendra e burgimit që ndodhet në fshatin Pasjak të Gjilanit do t’i ketë rreth 200 punonjës, derisa një pjesë e tyre do të jenë kosovarë.

Pjesë e stafit të burgut do të jenë edhe guvernatori dhe dy zëvendësguvernatorë.

Nga kjo marrëveshje Kosova pritet t’i përfitojë mbi 200 milionë euro.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika