RIK: Zgjedhjet parlamentare me 98.73 për qind të qendrave të votimit, lista e SNS-së fiton 120 mandate, listat shqiptare mbesin jashtë Kuvendit

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve i Serbisë (RIK), në bazë të 98.73 për qind të vendvotimeve të përpunuara, ka shpallur rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, ku lista e Partisë Progresive Serbe (SNS) ka fituar 120 mandate, ndërsa dy listat e partive shqiptare nuk kanë arritur të kalojnë pragun që të kenë përfaqësues në Kuvendin e Serbisë.

RIK në faqen e saj zyrtare ka thënë se sipas këtyre të dhënave se lista “Aleksandar Vuçiq – Së bashku mund të bëjmë gjithçka”, ka arritur të fitoj 120 mandate, përkatësisht 42,91 për qind të votave të përgjithshme.

Lista “Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës” ka fituar 0,26 për qind, por nuk e ka kaluar pragun zgjedhor, po njëjtë ka mbetur jashtë Kuvendit edhe lista “Alternativa për Ndryshim – Alternativa Demokratike Shqiptare”, e cila ka arritur të marrë vetëm 0,09 për qind të votave të përgjithshme.

 

 

Lista “Marinika Tepic – Të bashkuar për fitoren e Serbisë” ka fituar 38 mandate ose 13,57 për qind.

Sipas RIK, lista “Ivica Daçiq – kryeministër i Serbisë” ka fituar gjithsej 11,43 për qind ose 32 mandate në Kuvendin e Serbisë.

Lista e koalicioneve të Nadës, ka arritur të fitoj 5.38 për qind ose 15 mandate dhe lista e koalicionit “Duhet” ka marrë 4.69 për qind ose 13 mandate.

Lista zgjedhore Sovranistët sipas rezultateve të RIK, ka fituar 2,28 për qind, por nuk ka arritur të kaloj pragun, kurse lista “Blloku Patriotik për Rinovimin e Mbretërisë së Serbisë” me liderin e Dverit, Boshko Obradoviq, ka marrë 3,81 për qind, ose 10 mandate.

Sipas të dhënave të RIK, lista Zavetnici ka fituar 3,72 për qind ose 10 mandate, ndërsa lista minoritare “Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës” ka fituar gjithsej 1,58 për qind ose 5 mandate.

Lista “Trashëgimia e Myftinisë – Partia e Drejtësisë dhe Pajtimit – Usama Zukorliç” ka fituar 0,95 për qind, përkatësisht 3 mandate në Kuvendin serb.

Në rezultatet e RIK, lista “Së bashku për Vojvodinën – Vojvodinë”, ka fituar 0,64 për qind ose 2 mandate.

Lista e “SDA Sanxhak – Dr. Sulejman Ugljanin” ka fituar 0.54 për qind ose 2 mandate.

Lista zgjedhore e Boris Tadiqit “Ajmo ljudi”, ka arritur të marr 1,67 për qind, por nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.

RIK deklaroi gjithashtu se lista “Dr Vojisllav Sheshel – Partia Radikale Serbe” ka fituar 2,16 për qind por, nuk ka kaluar pragun.

Sipas RIK, lista “Foshnjat e rrëmbyera – Ana Pejiq” ka fituar 0,82 për qind, por se ka mbetur jashtë Kuvendit.

Lista “Aleanca e Minoritetit Rus – Milena Pavlovic, Pavle Bihali Gavrin (Lëvizja Serbo-Ruse, Partia Serbo-Ruse e Ujqërve, Lëvizja Serbe Greke)” sipas RIK, ka fituar 0.25 për qind të votave, por që ka mbetur e pa përfaqësuar në Kuvend, sikurse lista “Partia Rome – Srdjan Šajn”, e cila arriti të fitoj 0.17 për qind të votave.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika