Mehaj për ushtrinë e Shqipërisë: Sa e natyrshme aq edhe emocionale prania e vëllezërve e motrave tona në shërbim të sigurisë sonë

Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj-it shërbimi i ushtarëve të Shqipërisë në Kosovë për të, është e “shenjtë e fisnike”

Ushtria e Shqipërisë

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, është shprehur i emocionuar nga prania e komandove të Forcave Tokësore të Shqipërisë, të cilët i ka quajtur vëllezër e motra.

“Sa e natyrshme aq edhe emocionale prania e vëllezërve e motrave tona në shërbim të sigurisë sonë”, ka thënë Mehaj.

“Kontigjenti i ri i komandove të Forcave Tokësore të Shqipërisë i bashkohet trupave të forcave të NATO-s në misionin e KFOR-it në vendin tonë”.

Mehaj ka përfunduar duke thënë se është mirënjohës gjithmonë ndaj shërbimit të ushtarëve të Shqipërisë në Kosovë. Është e “shenjtë e fisnike”, ka shtuar ai.

“Një tjetër kontigjent me 30 efektivë nga Forca Tokësore dhe Batalioni Komando nga Regjmenti i Operacioneve Speciale do t’i bashkohet misionit të KFOR-it në Pejë, në krah të aleatëve italianë e kroatë”, ka shkruar ministri i mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi në Facebook.

Ai ka theksuar se ky është një moment i veçantë, pasi Shqipëria është duke dhënë mbështetjen e pakursyer ndaj Kosovës duke i nisur 30 ushtarë për t’i shërbyer sigurisë dhe paqes.

Shqipëria dërgon një kontigjent tjetër prej 30 ushtarësh në Kosovë

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika