“Nëse gjyqtarët nuk zgjidhen deri në dhjetor, Maqedonina e Veriut, do të hyjë në krizë kushtetuese”

Sipas Kryetares së Gjykatës së Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, Dobrilla Kacarska, ka kohë edhe 3 muaj për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës dhe kjo është në dorën e Parlamentit

Gjykata Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Dobrilla Kacarska ka folur lidhur me punën e Gjykatës Kushtetuese në Maqedoninë e Veriut. Ajo ka thënë se Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka kohë edhe tre muaj t’i qaset krizës, sepse nëse nuk zgjidhen gjyqtarët e Kushtetueses dëmtohet kjo gjykatë.

Sipas saj, mbi 40 lëndë janë në pritje të përbërjes së plotë të Gjykatës Kushtetuese.

Kararska ka thënë se ajo nuk ka dijeni për këtë cështje më shumë sesa opinionin.

“Këta tre muaj janë shpresa e fundit për qytetarët se shteti, pra Kuvendi, do t’i qaset seriozisht këtij problemi, i cili dëmton jo vetëm punën e Gjykatës Kushtetuese”, ka theksuar ajo.

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, Dobrilla Kacarska

Nga kjo situatë, sipas saj, dëmin më të madh e pësojnë qytetarët nga pritja dhe zvarritja e proceseve.

“Për tre muaj skadon mandati i gjyqtares, Vangelina Markudova, dhe nëse gjyqtarët nuk zgjidhen deri në dhjetor, shteti do të hyjë në krizë kushtetuese”, ka thënë për TVM kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Dobrilla Kacarska.

Gjykata Kushtetuese, e cila e ka rolin e kontrollit të ligjeve, akteve dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të qytetarëve, do të jetë jofunksionale.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika