17-vjeçari britaniko-belg, piloti i pari që ka fluturuar i vetëm nëpër botë

Mack Rutherford, piloti 17-vjeçar ka thyer Rekordin Botëror Guinness të vendosur nga 18-vjeçari Travis Ludlow në vitin 2021. Adoleshenti britaniko-belg, është nisur nga Sofja e Bullgarisë më 23 mars të këtij viti dhe ka fluturuar për në Itali dhe Greqi, para se të niste fluturimin për në Azi, Afrikë, SHBA dhe nëdy oqeane

Mack Rutherford, pilot

Mack Rutherford është piloti i parë adoleshent, i cili ka fluturuar i vetëm nëpër botë.

Adoleshenti britaniko-belg, është nisur nga Sofja e Bullgarisë më 23 mars të këtij viti dhe ka fluturuar për në Itali dhe Greqi, para se të niste fluturimin për në Azi, Afrikë, ShBA dhe në dy oqeane.

Rutherford ka ateruar sërish në kryeqytetin bullgar të mërkurën e 24 gushtit, pesë muaj pas nisjes së tij.

17-vjeçari ka thyer Rekordin Botëror Guinness të vendosur nga 18-vjeçari Travis Ludlow në vitin 2021, i cili e kishte përfunduar këtë sukses në moshën 18-vjeçare për 150 ditë.

Piloti Rutherford, për fluturimin e tij është inkurajuar nga motra e tij, Zara, e cila në janar të këtij viti ishte bërë gruaja e parë më e re e cila ka fluturuar rreth botës, në moshën 19-vjeçare, raporton Sky News.

Britaniko-belgu ka fluturuar me një peshkaqen të shpejtë ultra të lehtë, me një shpejtësi lundrimi i cili arrin në 300 km/h.

Para udhëtimit të tij, ai ka thënë se fluturimi është një “ëndërr” që ka qenë gjithmonë pjesë e jetës së tij dhe të motrës së tij, duke ndjekur gjurmët e nënës dhe babait të tyre, të cilët janë të dy pilotë të talentuar.

“Kur ngrihesh në ajër dhe shikon gjithçka kaq të vogël, saqë mund të shkosh kudo që të duash.

“Është thjesht e pabesueshme, më ka pëlqyer gjithmonë”.

Rutherford është kualifikuar për patentën e tij të pilotit në korrik të vitit 2020, i cili është bërë edhe piloti më i ri në botë në moshën 15-vjeçare.

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika