Lajçak dhe Eskobar në Serbi për ta bindur Vuçiqin, nuk takojnë shqiptarët

Pas Kosovës, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajcak, bashkë me emisarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Esobar kanë qëndruar në Beograd. Bisedat me ta, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuqiq i ka vlerësuar të vështira, mirëpo megjithatë nga analistët besohet se Escobar dhe Lajcak ia kanë arritur qëllimit të tyre

Ilustrim

Biseda iu zgjati deri në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjte.

Prandaj, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq i vlerësoi si të vështira bisedat me emisarët e BE-së dhe SHBA-së për dialogun, Miroslav Lajcak dhe Gabriel Escobar.

Lajcak dhe Escobar udhëtuan drejt Beogradit me të përfunduar vizitën në Kosovë.

Të dy po kërkojnë që në veri të Kosovës të mos ketë tensione më 1 shtator, kur do të nis zbatimi i reciprocitetit për targa dhe dokumente.

Qëllimin, profesori Seb Bytyqi beson se dy emisarët e kanë arritur.

“Mendoj se efekti kryesor i dëshiruar është që të mos ketë dhunë dhe në këtë aspekt mendoj se do të kenë efekt këto takime, nuk besoj se do të ketë skena të dhunshme dhe ajo që është kryesore, kemi parë vendosjen e trupave të KFOR-it në veri për të parandaluar organizimin e barikadave”, ka thënë Bytyqi.

Në Kosovë, Lajçak dhe Escobar takuan edhe parti që përfaqësojnë serbët.

Mirëpo, një gjë të tillë nuk e bënë edhe me partitë shqiptare në Serbi.

Kjo i ka brengosur përfaqësuesit politik të Luginës.

“Shqiptarët në Luginën e Preshevës në veçanti dhe ata në Serbi në përgjithësi, si komunitet joshumicë, mbeten të diskriminuar dhe të shtypur. Këtë e konfirmojnë me dekada edhe raportet e ndryshme zyrtare të instancave të Bashkimit Evropian dhe të administratave respektive amerikane”, ka theksuar Sinani.

Ky veprim i Lajcak dhe Escobar, sipas kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafa, e ka një arsye.

“I gjithë ky angazhim i emisarëve është që t’i informojnë sa më drejtë përfaqësuesit e popullit serb, por që shqiptarët e Luginës së Preshevës gjatë gjithë kohës kanë kërkuar që të jenë pjesë e këtij procesi”

Përkundër këtyre takimeve me emisarët e BE-së dhe SHBA-së për dialogun, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk e ka përjashtuar mundësinë

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika