Vuçiq: Vendimi për targat do të nisë së zbatuari më 1 shtator

Presidenti i Serbisë, Vuçiq ka thënë se vendimi për targat do të nisë të zbatohet më 1 shtator. Sa për dokumentet, ai ka thënë se ato do të pranohen, në qoftë se nuk interpretojnë pavarësinë e Kosovës. Ai, gjithashtu, ka kërkuar që nga ky vendim për dokumentet hyrje-dalje të përjashtohen serbët që jetojnë në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se më 1 shtator do të nisë së zbatuari vendimi i Qeverisë së Kosovës për targat serbe. Mirëpo, lidhur me vendimin për dokumentet serbe, ai ka kërkuar që nga ky vendim të përjashtohen serbët që jetojnë në Kosovë.

Përgjatë së shtunës, në një konferencë për media në Beograd ku Vuçiq propozoi Ana Brnabiq-in në postin e kryeministres së Qeverisë së re të Serbisë, ai ka thënë se me Kosovën nuk është arritur një zgjidhje kompromisi për dy temat e lartcekura.

“Është e qartë se nuk ka marrëveshje për targat, që do të thotë se do të fillojë së zbatuari më 1 shtator. Megjithatë, është një afat prej dy muajsh, kështu që do të shohim”, tha ai.

Presidenti serb i ka cilësuar bisedimet me palën kosovare sikur “interesante”, por “të pasuksesshme”.

Ai tha se Serbia nuk pajtohet me njohjen e ndërsjellë në mes vendeve, gjë e cila ishte kërkesë e Prishtinës që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja të përfundojë me njohje reciproke, por Serbia ka kërkuar zgjidhje kompromisi.

“Harrojeni këtë dhe mos ejani në Beograd me histori të tilla, sepse janë të pakuptimta”, tha Vuçiq.

“Për çështje të tjera jemi të gatshëm të bisedojmë për zgjidhje kompromisi”, shtoi ai.

Lidhur me dokumentet për hyrje-dalje, Vuçiq ka thënë se ato mund të lëshohen, por theksoi se për Serbinë është e rëndësishme që serbët nga Kosova që kanë dokumente serbe të mund të lëvizin, të hyjnë e të dalin nga Kosova.

Vuçiq vendos kushte për dokumentet e Kosovës

Kreu i shtetit serb ka thënë se Serbia është e gatshme të pranojë dokumentet e Kosovës, por vetëm me një kusht, ashtu që dokumentet të mos njohin pavarësinë e Kosovës.

Vuçiq ka thënë se qëndrimi i tyre për dokumentet e Kosovës është që lëvizja me to lejohet vetëm për arsye praktike, për të mundësuar lirinë e lëvizjes dhe s’mund të interpretohet si njohje e pavarësisë së Kosovës e as si paragjykim për sovranitetin.

“Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga ana e Prishtinës [Kosovës] bëhet ekskluzivisht për arsye praktike të lehtësimit të pozitës së qytetarëve dhe mundësimit të lirisë së lëvizjes në përputhje me Marrëveshjen për lirinë e lëvizjes që është arritur në dialog më 2011 dhe nuk mund të interpretohet si njohje e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës dhe nuk mund të interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga Rezoluta 1244” e Kombeve të Bashkuara, tha Vuçiq gjersa ka theksuar se “Ky është një përjashtim që ne do ta aplikojmë gjithkund”.

Ai ka thënë se insistimi që serbët në veri të Kosovës të mund të hyjnë në Kosovë me dokumente të Serbisë nuk ka të ndalur mirëpo, shtoi se për këtë gjë po pret përgjigje nga zyrtarët evropianë.

“Nëse na e konfirmojnë këtë, ne do të kemi një problem më pak. Çështja e targave është shumë më e komplikuar”, tha Vuçiq, transmeton REL.

Ndër të tjera, përgjatë konferencës, presidenti serb ka njoftuar se Brnabiq nuk do të jetë kryeministre për katër vjet gjersa ka theksuar se mandati i saj do të jetë më i shkurtër dhe do të ketë ndryshime në Qeveri në vitin 2024.

Bërnabiq mandatohet për kryeministre të Qeverisë së re të Serbisë

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika