Arrestohen dy të dyshuar për sulmin seksual ndaj një gruaje në Prishtinë

Policia e Kosovës njoftoi këtë të martë se ka arrestuar dy personat e dyshuar për sulm seksual ndaj një gruaje në Prishtinë

Ilustrim

Policia e Kosovës, ka njoftuar se të martën e 30 gushti, dy persona janë arrestuar të cilët dyshohen se kanë sulmuar seksualisht një grua në Prishtinë.

Sipas njoftimi të policisë, të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

“Sot nga njësiti i hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, janë arrestuar dy persona të dyshuar për sulm seksual. A. G, mashkull 33 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe B. G, mashkull 36 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës. Kjo ka ardhur si rezultat i një pune të shkëlqyer hetimore të cilën specialist për hetimin e krimit e kanë bërë në rastin e denoncuar me datën 28.08.2022”, thuhet në njoftim.

“Pas arrestimit me rekomandimin e prokurorit të shtetit, ndaj dy personave u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për t’u proceduar më tej pas kompletimit të veprimeve të nevojshme”, vijon njoftimi.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë rreth orës 16:00, të dielën.

Sipas raportit, dy personat e kanë futur me forcë në veturë viktimën dhe më pas e kanë ngacmuar seksualisht.

“Viktima femër kosovare ka informuar se dy persona të panjohur e kanë futur me forcë në veturë dhe më pas e kanë sulmuar seksualisht. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente policore”, thuhet në raport.

Rasti është cilësuar si “Sulm seksual”.

Dy persona e sulmojnë seksualisht një grua në Prishtinë

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika