Aksion simbolik i PSD-së ndaj Ministrit Murati për “luftën” e tij ndaj punëtorëve (VIDEO)

PSD-ja, përmes një aksioni simbolik ka gjuajtur me miell Ministrin e Financave, Hekuran Murati pasi që ky i fundit nuk ka proceduar pagat e punëtorëve të arsimit të cilët janë në grevë

Ministri i Financave, Hekuran Murati goditet me miell nga PSD-ja





Ministri i Financave, Hekuran Murati është gjuajtur me miell si rrjedhojë e një aksioni simbolik të PSD-së.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka postuar një video përgjatë të cilës shihen dy persona, përkatësisht aktivistët e kësaj partie, Nol Nushi dhe Zgjim Hyseni duke hedhur miell drejt Ministrit Murati e njëherësh, Hyseni dëgjohet duke thënë “Kjo është për punëtorët”.

“Nuk mund të normalizohet lufta e pa precedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj, aksion, ndërhyrje, rezistencë”, ka shkruar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në postimin në rrjetin social Facebook, ku edhe i është bashkangjitur videoja e aksionit.


Përgjatë të shtunës, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Hekuran Murati kanë mbajtur një konferencë të përbashkët në të cilën kanë prezantuar pakon për përballjen e rritjes së inflacionit.

Përpos kësaj, tema e grevistëve nuk u lë anash.

Për këtë, Kurti tha se ta bojkotosh shkollën, do të thotë ta bojkotosh shtetin.

“Ne jemi me mësimdhënësit, e mësimdhënësit duhet të jenë me nxënësit, nuk bën të ndahen mësimdhënësit nga nxënësit. Shkolla është shteti, ta bojkotosh shkollën, do të thotë ta bojkotosh shtetin. Iu bëj thirrje të gjithë mësimdhënësve që të hënën të jenë në shkollë dhe t’u japin mësim të vegjëlve tanë”, ka thënë Kurti.

Tash e një javë, punëtorët e sektorit publik janë në grevë. Ata kanë kërkuar nga 100 euro shtesë në muaj deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit të Pagave.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka fajësuar zyrtarët financiarë të komunave nëpër Kosovë, pasi ata nuk i kanë dorëzuar listat e punëtorëve grevist, dhe rrjedhimisht të gjithë punëtorëve qoftë edhe atyre që nuk janë në grevë nuk iu kanë dalë pagat për muajin gusht.

Murati ka thënë se është papërgjegjshmëri nga ana e nivelit komunal dhe se mosekzekutimi i pagave nuk ka ndodhur për faj të Qeverisë së Kosovës,duke bërë përpjekjetë të mos e pranoj fajin dhe përgjegjësinë sepse greva është e rregulluar me ligj.

Komunat nuk i dorëzojnë listat e grevistëve, Qeveria nuk i proceson pagat për ta

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika