Haziri: Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka shkruar se Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale dhe sipas tij, grevat është duke i politizuar qeveria aktuale

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka shkruar se Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale.

Sipas Hazirit, grevat po i politizon Qeveria e kryeministrit Kurti dhe nëse i shantazhon punëtorët e arsimit e shërbyesit e shtetit, ky nuk është asgjë tjetër pos politizim.

“Dialogu social është mekanizëm krejt tjetër. Ky dialog, nuk po ndodh nga përfaqësuesit e qeverisë me ata të sindikatave, përkundër inkurajimit dhe thirrjes nga ana e LDK-së. Në kontekst të kësaj, Kosova ka hyrë në një fazë të pëlcitjes së problemeve sociale dhe kësaj po i kontribuon Qeveria Kurti”, ka shkruar Lutfi Haziri.

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka përfunduar duke thënë se kryetari i SBAShK-ut nuk mund të lëndohet nga askush që vjen nga ata që po administrojnë me Kosovën.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika