Dënimi i nacionalistit serb nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për Gjuriqin është me motive etnike i nxitur nga Kurti

Ambasadori i Serbisë në ShBA, Marko Gjuriq, ka reaguar pas dënimit të nacionalistit serb Nikola Nedeljkoviq pasi që ky i fundit kishte kryer veprën penale të nxitjes së urrejtjes dhe mosdurim ndërmjet kombësive shqiptare dhe serbe, gjatë manifestimit të Vidovdanit, më 28 qershor në fshatin Bërnicë të Poshtme në Prishtinë

Marko Gjuriq

Ambasador serbe në Uashington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(ShBA), Marko Gjuriq, ka reaguar pas dënimit të Nikola Nedeljkoviq, nga Gjykata Themelore në Prishtinë me tetë muaj burgim për shkak të veprës penel nxitja e urrejtjes ndër-etnike gjatë manifestimit të Vidovdanit.

Gjuriq për këtë rast e ka fajësuar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin për dënimin e radikalit serb Nedeljkoviq.

Më tej ambasadori i serb, ka shkruar në  rrjetin social Twitter se “Kurti, mbi të gjitha, duhet të kuptojë se mbajtja e disidentëve pas hekurave nuk arrin asgjë”.

Tutje ai ka treguar kriteret për normalizimin e marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë që sipas Gjuriqit “lirimi i Nikola Nedeljkoviqit dhe të burgosurve të tjerë politikë serbë në Kosovë … është parakusht për tu arritur normalizimi”.

“Nuk mund të ketë asnjë justifikim për persekutimin e motivuar etnik dhe shkeljen e të drejtave të njeriut”, ka shtuar ai.

Më 29 qershor të vitit 2022 Prokuroria Themelore në Prishtinë, kishte ngritur aktakuzë ndaj Nikola Nedelkoviq, sepse i akuzuari kishte kryer veprën penale ka nxitja e urrejtjes dhe mosdurim ndërmjet kombësive shqiptare dhe serbe, gjatë manifestimit të Vidovdanit, më 28 qershor të vitit 2022, në fshatin Bërnicë e Poshtme në Prishtinë.

Nedelkoviq, kishte mbajtur flamuj me mbishkrime në gjuhën serbe “nuk dorëzohemi” dhe më pas ka bërë fotografi dhe ka bërë thirrje sipas aktakuzës.

Shija e redaktorit

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Të fundit nga rubrika