Arrestohet një person në Gjakovë për posedim të paautorizuar të armëve

Gjatë kësaj të premte, stacioni policor në Gjakovë ka arrestuar një të dyshuar për vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Ilustrim

Të premten e nëntë shtatorit, stacioni policor në Gjakovë, në kuadër të angazhimeve në parandalimin e dukurive negative, dhe realizimit të objektivave policore për krijimin e një ambienti sa më të sigurt për qytetarët, ka arrestuar një të dyshuar për vepër penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se me datën nëntë shtator rreth orës 17:00, në zbatim të urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata, Stacioni Policor në Gjakovë dhe mbështetur nga Njësia për Reagim të Shpejt ka kryer kontroll në fshatin Dobrosh në Gjakovë.

Përkatësisht në vendbanimin e të dyshuarit S.Q., i cili është shtetas i Republikës së Kosovës dhe është i lindur në vitin 1939.

“Gjatë kontrollit në posedim të tij është gjetur një pushkë automatike AK47 (e cila është konfiskuar si provë materiale) dhe disa granata dore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Policia njofton se pas intervistimit dhe përfundimit të procedurave tjera, me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika