Molliqaj paralajmron protestë ndaj vizitës së Trendafilovës, kërkon që të bashkohen veteranët

Kryetari i PSD-së, Dradan Molliqaj në konferencë për media ka thënë se Gjykata Speciale merr vendime politike dhe sipas tij, nuk ka dëgjuar më parë se gjykatat të mbajnë takime të mbyllura

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë SocialDemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka mbajtur një konferencë për media në kuadër të vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova në Kosovë.

Molliqaj ka shtuar se nuk ka dëgjuar më parë se gjykatat të mbajnë takime të mbyllura dhe që gazetarëve t’iu imponohet të bëjnë këkesë paraprakisht për pjesëmarrje. Ndërsa, të tjerëve t’iu thuhet se e kanë linkun e transmetimit live të takimit.

Sa i përket vizitës së kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova Molliqaj ka thënë se kur i kanë dërguar ftesën për vizitë në Kosovë për herë të parë, Trendafilova ka refuzuar dhe si pasojë kanë marrë përgjigje negative.

Dardan Molliqaj ka thënë se “Gjykata Speciale merr vendime politike”.

Molliqaj ka njoftuar se me datën 21 shtator në ora 10:00 kur kryetarja e Gjykatës Speciale  do të jetë për vizitën në Gjilan do të organizojnë protestë. Teksa, Molliqaj kërkoi që t’i bashkohen edhe veteranët e luftës

Arsyeja e organizmit të protestës sipas Molliqajt është të tregojnë se qytetarët nuk pajtohen me veprimet e kësaj gjykate.

Kryetari i PSD-së ka diskutuar dhe për grevën në arsim dhe është shprehur se qeveria Kurti nuk po i mban premtimet, sepse sipas tij kryeministri Kurti ka thënë se nuk do të mbajë takim me kryetarin e Këshillit Grevist, njëherësh me kryetarin e SBAShK-ut por në fund ka mbajtur takim.

Gjatë konferencës, kryetari i SBAShK-ut është shprehur se i përkrah kërkesat sindikale, “Mësimdhënësit duhet të qëndrojnë për kërkesat e tyre”, tha Molliqaj.

Sipas tiij, qeveria duhet të mësojë se kur ka grevë masive grupet e caktuara duhet të përkrahen dhe jo të sulmohen.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika