Kurti: Mbretëresha Elizabeta II ishte një udhëheqëse shembullore

Kreu i qeverisë, Albin Kurti ka vizituar Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë dhe ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes mbretërore dhe popullit britanik për monarken më jetëgjatë e cila ka mbretëruar për 70 vjet

Kryeministri, Albin Kurti në Ambasadën e Briatnisë së Madhe duke shkruar në librin e zisë

Kryeminnistri, Albin Kurti të mërkurën e 14 shtatorit ka vizituar Ambasadën e Britanisë së Madhe.

Gjatë vizitës së tij, Kurti ka shprehur respektin dhe nderimin për lartmadhërinë e saj, Mbretëreshën Elizabeta II, i cili ka shkruar disa fjalë për monarken britanike.

“Mbretëresha Elizabeta II ishte një udhëheqëse shembullore, por e quante veten edhe shërbëtore të popullit. Trashëgimi e madhe dhe udhëzim i madh. U preftë në paqe”, ishin fjalët të cilat i ka shkruar Kurti.

Ndryshe, Elizabeth II ishte monarkja më jetëgjatë e Britanisë së Madhe, e cila ka vdekur në moshën 96-vjeçare, vetëm shtatë muaj pasi ajo kishte shënuar 70-vjetorin e ngritjes së saj në fron.

Mbretëresha Elizabeta II ka vdekur në Rezidencën Mbretërore në Balmoral, shtëpinë e saj të dashur verore në malësitë skoceze.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika