Gjini: Kosova e ka obligim kushtetues formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe

Ardian Gjini, kryetar i Komunes se Gjakoves

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, njëkohësisht pjesë e AAK-së, ka thënë se shteti i Kosovës e ka për obligim formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Gjini është shprehur se nëse nuk formohet Asociacioni do të ketë kosto të mëdha për shtetin e Kosovës.

Sipas tij, mund të ketë rrugë për ta mos themeluar Asociacionin, por do t’i paguajë kostot, për të cilat, tha se nuk do të flasë se cilat janë.

“Po besoj që do të përfundojmë me një Asociacion të Komunave me Shumicë Serbe, definititvisht. Po ju them që Kosova e ka obligim ta themelojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, e ka obligim kushtetues dhe jo vetëm. Ka rrugë për ta mos themeluar Asocaicionin. Por ne si shoqni, edhe Albin Kurti, edhe ne si Aleancë, edhe tjerët në PDK e LDK, duhet ta dinë të japim përgjigje të saj, cilat janë kostot e mosthemelimit të Asociacionit”, ka thënë ai.

“Nuk ka nevojë të tejkomplikohet, duhet të dal t’u tregoj, ka kosto, nuk është e pabëshme, a jemi të gatshëm ta paguajmë këtë kosto. Nuk jam i gatshëm të flas për këtë gjë sonte, është gabim. Nëse dalim prej marrëveshjeve, nëse nuk e respektojmë kushtetutën tonë, definitivsht ka kosto”, ka vijuar ai.

Duke folur për qëndrimin e AAK-së për dialogun, ai ka thënë se kjo parti është për një marrëveshje gjithëpërfshirëse që do ta sillte njohjen reciproke.

Në këtë marrëveshje, sipas tij, duhet të negociohet formati i formimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika