Mot i vranët, reshje shiu dhe intervale me diell të dielën në Kosovë

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu është parashikuar të mbajë në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasdites pritet të ketë edhe intervale me diell. Temperaturat minimale do të arrijnë deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale deri në 18 gradë Celsius

Foto ilustrim

Të dielën e 18 shtatorit në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Gjatë orëve të para të 24-orëshit pritet të depërtojë fronti i ftohtë, i cili do të sjellë reshje shiu, ndërsa rrebeshe në periudhë kohore të shkurtër.

Në orët e pasdites priten edhe intervale me diell dhe vranësirat pritet të tërhiqen ndërkaq mbrëmja do të jetë e ftohtë, njofton Meteo Kosova.

Era pritet të fryjë nga kuadrati i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, sidomos në orët e hershme të mëngjesit me shpejtësi prej 15-60 km/h.

Temperaturat pritet të pësojnë ulje të mëtejshme, ku minimalet e ditës do të sillen prej 8 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të luhaten prej 14 deri në 18 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika