Uji i gjetur në pluhurin e asteroideve mund të ofrojë të dhëna për origjinën e jetës në Tokë

Zbulime të reja në hapsirë nga sonda japoneze kanë ofruar mbështetje të re për teorinë se jeta mund të ketë origjinën nga hapësira e jashtme

Pluhuri u mblodh nga asteroidi Ryugu nga sonda japoneze, Hayabusa-2

Pikat e pluhurit që një sondë hapësinore japoneze mori nga një asteroid rreth 186 milionë milje nga Toka, kanë zbuluar një komponent befasues. Një pikë uji.

Një zbulim i tillë ka ofruar mbështetje të re për teorinë se jeta në Tokë mund të jetë mbjellë nga hapësira e jashtme. Gjetjet janë pjesë e hulumtimit të fundit që do të publikohet nga analiza e 5.4 gram gurësh dhe pluhuri që sonda “Hayabusa-2” mblodhi nga asteroidi “Ryugu”

“Kjo pikë uji ka kuptim të madh,” u tha gazetarëve shkencëtari kryesor, Tomoki Nakamura i Universitetit Tohoku, përpara publikimit të hulumtimit në revistën “Science”, të premten. “Shumë studiues besojnë se uji është sjellë nga hapësira e jashtme, por ne në fakt zbuluam ujë në Ryugu, një asteroid afër Tokës, për herë të parë.”

“Hayabusa-2” u nis në vitin 2014 në misionin e saj në Ryugu dhe u kthye në orbitën e Tokës dy vjet më parë për të hedhur një kapsulë që përmbante kampionin.

Ngarkesa e çmuar tashmë ka dhënë disa njohuri, duke përfshirë materialin organik që tregoi se disa nga blloqet ndërtuese të jetës në Tokë, aminoacidet, mund të jenë formuar në hapësirë.

Zbulimi i fundit i ekipit ishte një pikë lëngu në kampionin Ryugu i cili ishte ujë i gazuar që përmbante kripë dhe lëndë organike, bën të ditur Nakamura, transmeton “The Guardian“.

“Kjo forcon teorinë se asteroidët si Ryugu, ose asteroidi i tij më i madh mëmë, mund të ketë siguruar ujë, i cili përmban kripë dhe lëndë organike në përplasjet me Tokën”, tha ai gjersa ka theksuar se prova drejtëpërdrejt me origjinën e oqeaneve ose lëndës organike në Tokë janë zbuluar.

Ekipi i Nakamura, i cili përbëhet nga rreth 150 studiues duke përfshirë 30 nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Britania, Franca, Italia dhe Kina, është një nga ekipet më të mëdha që analizojnë kampionin nga Ryugu.

Mostra është ndarë midis ekipeve të ndryshme shkencore për të rritur mundësinë e zbulimeve të reja.

Kensei Kobayashi, një ekspert i astrobiologjisë dhe profesor në Universitetin Kombëtar të Yokohama, i cili nuk është pjesë e grupit kërkimor, përshëndeti zbulimin.

“Fakti që uji u zbulua në vetë kampionin është befasues duke pasur parasysh brishtësinë e tij dhe shanset që ai të shkatërrohet në hapësirën e jashtme”, tha ai gjersa theksoi se vet asterioidi që përmbante ujë, në formën e lëngut dhe jo vetëm atë të akullit, dhe lënda organike mund të jetë krijuar në po atë ujë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika