Meta gjobitet me 25 miliardë dollarë për shkelje të ligjeve mbi të dhënat e përdoruesve

Meta, kompania mëmë e Facebook-ut, Instagram-it dhe WhatsApp-it, është dënuar të paguajë 25 miliardë dollarë gjobë në shtetin amerikan të New Mexico-s, pas një procesi gjyqësor që konstatoi se kompania kishte mashtruar publikun për mënyrën e trajtimit të të dhënave të përdoruesve.

Vendimi u mor të mërkurën nga një gjykatës, pas një gjykimi dyjavor të zhvilluar në fillim të këtij viti. Sipas vendimit, Meta kishte mashtruar për vite me radhë publikun lidhur me mënyrën se si i menaxhonte të dhënat e përdoruesve të Facebook-ut.

Gjykatësi tha se mashtrimet nuk kishin të bënin vetëm me praktikat e kompanisë për të dhënat, por preknin edhe thelbin e praktikave të saj kryesore të biznesit.

Avokati kryesor i Metës, CJ Mahoney, e kritikoi vendimin, duke thënë se ai e bën pothuajse të pamundur zhvillimin e biznesit në New Mexico. Ai njoftoi se kompania do ta apelojë vendimin dhe shprehu bindjen se do të ketë sukses në këtë përpjekje.

Kjo është gjoba më e madhe e shqiptuar ndonjëherë ndaj Metës. Kompania është përballur edhe me padi të tjera këtë vit, disa prej të cilave janë mbyllur përmes marrëveshjeve, përfshirë një marrëveshje prej 18 miliardë dollarësh me Kaliforninë lidhur me sigurinë e fëmijëve.

Padia e New Mexico-s lidhej me skandalin Cambridge Analytica, i cili ndodhi kur kompania ende operonte me emrin Facebook. Cambridge Analytica kishte përdorur të dhëna dhe informacione nga miliona përdorues të Facebook-ut për aktivitetet e saj të konsulencës politike, përfshirë punën e lidhur me zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, të cilat i fitoi Donald Trump.

Autoritetet e New Mexico-s e akuzuan gjithashtu Metën se kishte mashtruar qëllimisht publikun lidhur me mënyrën se si përfitonte nga përmbajtjet që përfshinin gjuhë të urrejtjes dhe se si zbatoheshin rregullat kundër tyre. Juria konstatoi se kompania kishte mashtruar publikun edhe për këto çështje, akuza të cilat Meta i kundërshtoi.

Avokatët e shtetit ngritën padi lidhur me deklaratat e drejtuesve të Metës ndër vite, sipas të cilave të dhënat e përdoruesve nuk ndaheshin me palë të treta dhe nuk qaseshin prej tyre pa lejen e përdoruesve. Sipas padisë, në praktikë kjo kishte ndodhur.

Autoritetet vlerësuan se nga mashtrimi lidhur me mënyrën e kontrollit të të dhënave ishin prekur të gjithë banorët e shtetit, rreth dy milionë njerëz. Juria konstatoi se Meta kishte shkelur ligjet e shtetit më shumë se 40 milionë herë.

“Për një kohë të gjatë, kompanitë e fuqishme të teknologjisë kanë vepruar sikur madhësia dhe ndikimi i tyre i vendosin mbi ligjin”, deklaroi të mërkurën prokurori i përgjithshëm i New Mexico-s, Raúl Torrez.

“Rezultati i sotëm dëshmon se asnjë korporatë nuk është aq e fuqishme sa të mos mbajë përgjegjësi”, shtoi ai.

Avokatët e shtetit kishin kërkuar gjoba deri në 40 miliardë dollarë, ndërsa Meta kishte argumentuar se çdo gjobë mbi 3.4 miliardë dollarë do të ishte antikushtetuese.

Shija e redaktorit

DUKAGJINI fiton për herë të dytë mbështetjen e EVROPËS KREATIVE...

SHTËPIA BOTUESE “DUKAGJINI” ka fituar për herë të dytë mbështetjen e programit “Evropa Kreative” të BASHKIMIT EVROPIAN për botimin e letërsisë evropiane. Ky vlerësim...

“K’cimi i Tropojës” në Zagreb, në prani të kryeministrit kroat...

Shoqata shqiptare “Shkëndija” nga Zagrebi ka prezantuar vallen tradicionale “K’cimi i Tropojës” në Sallën e Koncerteve “Vatroslav Lisinski”, në kuadër të një programi kulturor...

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Të fundit nga rubrika