MSH-ja paralajmëron masa ndaj personave përgjegjës për rastin që i kushtoi 630 mijë euro

Ministria e Shëndetësisë në një komunikatë për media, të shtunën e 24 korrikut, ka shpjeguar për kontekstin gjyqësor administrativ, dhe është dakorduar për hapat e mëtejmë





Ministria e Shëndetësisë (MSH) ka bërë të ditur të shtunën se ka bërë ankesë ndaj aktgjykimit të Gjykatës së shkallës së parë, lidhur me rastin kundër një kompanie farmaceutike, për një tender të vitit 2011.

Ministria ka bërë të ditur se do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme disiplinore ndaj përsonave përgjegjës brenda MSH-së.

“Çështja e tillë gjyqësore, ka të bëjë më një proces tenderimi të vitit 2011, për të cilin është paditur Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë për anulim vendimi dhe kompensim dëmi. Përmes kësaj komunikate, Ministria e Shëndetësisë si palë e dëmtuar e njofton opinionin se ka bërë ankesë ndaj Aktgjykimit të Gjykatës së shkallës së parë dhe bashkë me Avokaturën Shtetërore, do të vazhdojnë ta mbrojnë interesin juridik në çështjen në fjalë, duke ndërmarrë të gjitha veprimet në procedurat e mëtejme gjyqësore”, thuhet në njoftimin e shkruar nga Ministria e Shëndetësisë në rrjetin social Facebook.

Këto ditë, në media është raportuar se rreth 630 mijë euro i ka kushtuar Ministrisë së Shëndetësisë humbja e rastit në gjykatën e shkallës së parë kundër një kompanie farmaceutike, për një tender të vitit 2011.

Askush nga institucionet që do të duhej ta mbronte MSH-në nuk ka shkuar në këtë seancë, duke shtyrë gjyqtarin të marrë për bazë vetëm argumentet e kompanisë farmaceutike.

Ministria e Drejtësisë ka paralajmëruar masa për mospjesëmarrje në seancën kryesore të përfaqësueses së Avokaturës Shtetërore.

MSH në njoftim ka njoftuar opinionin se ka bërë ankesë ndaj Aktgjykimit të Gjykatës dhe Avokaturës shtetërore, gjithashtu, ka theksuar se do të marrë gjitha masat e nevojshme ndaj personave përgjegjës, do të denoncojë rastin në organet e ndjekjes dhe hetuesisë.





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika