Festivali “Kokrrat e rrushit këndojnë”, të dielën me edicionin e parë

Festivali për fëmijë "Kokrrat e rrushit këndojnë", të dielën fillon me edicionin e tij të parë. Ngjarje kjo e cila do të mbledh solistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duke iu ofruar promovim dhe mbështjetje talentëve të rinjë

Foto ilustrim





Festivali Mbarëkombëtar i Fëmijëve “Kokrrat e rrushit këndojnë”, fillon të dielën e 25 shtatorit, në Rahovec.

Ngjarje kjo e cila do të mbledh solistë nga treva të ndryshme shqiptare, i cili njëkohësisht është edhe festivali më i ri në qytetin e Rahovecit që ofron promovim dhe mbështetje për artistët e rinjë.

Ky festival ka për qëllim njohjen e vendeve të ndryshme me qytetin e rrushit në kohën e vjeljes së tij gjatë muajit shtator dhe tetor, kurse qëllimi kryesor është që fëmijët të njoftohen me pamjet të bukura natyrore të Rahovecit duke bërë një shetitje ditore të shkurtë e deri tek performanca e tyre në skenë.

Ndërkaq drejtori i festivalit, Naser Dula në një pronocim për portalin Dukagjini ka thënë që përgatitjet kanë shkuar shumë mirë dhe se gjithçka është gati për të dielën.

“Sa i përket përgatitjeve të edicionit të parë të festivalit “Kokrrat e rrushit këndojnë”, çdo gjë ka shkuar në mënyrën më të mirë, normalisht që vështirësi të vogla kemi pasur por gjithçka e tejkalueshme”.

“Në këtë edicion do të kemi solistë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut dhe gjithsej do të jenë 18 këngëtarë të rinjë të cilët do të prezantohen me këngët e tyre të ndara në dy kategori”, ka thënë Dula.

Ndryshe festivali mbarëkombëtar “Kokrrat e rrushit këndojnë” mbahet në Qendrën Kulturore “Mensur Zyberaj” në Rahovec, duke filluar nga ora 14:00.





Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika