Shpallet fituesi i dytë i lojës “Dukë” në Radio Dukagjin

Të premtën e 30 shtatorit në emisionin “Radar” në Radio Dukagjin, është shpallur fituesi i dytë i lojës ‘Dukë’, lojë kjo e cila ka filluar në 23 vjetorin e Radio Dukagjinit

Fituesja e dytë në lojën "Dukë", Zana Berisha





Është shpallur fituesi i dytë i lojës “Dukë” nga Radio Dukagjini , në të cilin fituesi shpërblehet me 500 euro dhe ka një fitues në javë.

Kësaj radhe fituese është Zana Berisha nga Komuna e Obiliqit, e cila është shpërblyer me shumë prej 500 eurosh, ndërsa shpërblimin ajo do ta marrë në Radio Dukagjin.

Zana në emisionin “Radar” tregoi se ka shkruar deri në shtatë mesazhe dhe nuk ka besuar që do të fitojë.

“Nuk kam besuar që fitoj vetëm e kam provuar”, ka thënë Berisha.

Kujtojmë se është femra e dytë fituese e lojës “Dukë”, ndërkaq artisti i javës ka qenë Dafina Zeqiri.

Kështu javën tjetë është java e tretë e lojës “Dukë”, që të hënën bëhet i ditur edhe artisti për  javën e ardhshme.

Kujtojmë se loja “Du” ka filluar më 19 shtator dhe është lojë e cila nuk ka asnjë mundësi që  të manipulohet  pasi aparati është i tillë që  zgjedhë fituesin automatikisht.

Ekipi i lojës “Dukë”, ka bërë të ditur se dëgjuesit që marrin pjesë dhe janë një herë fitues të lojës, nuk do të kenë të drejtë për gjashtë muaj të marrin pjesë përsëri në lojë, për shkak  se do tu jepet mundësia edhe për dëgjuesit e tjerë. 





Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika