Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë, lëndohen shtatë persona

Të dielën e 2 tetorit, shtatë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë

Ilustrim





Shtatë persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti të ndodhur të dielën e dy tetorit në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Në aksidentin e ndodhur konkretisht në fshatin Arllat, janë përfshirë dy vetura.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Rreth orës 14:00, në Arllat ka ndodhur një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy vetura. Në këtë aksident kanë pësuar lëndime të lehta shtatë persona”, ka thënë Kelani.

Sipas tij, njësitet relevante nga Policia e Kosovës janë marrë me rastin.

Ndryshe, në raportin 24-orësh të policisë thuhet se ka ndodhur një aksident me fatalitet, 19 aksidente trafiku me të lënduar dhe 50 të tjera me dëme materiale.

Gjatë këtij 24-orëshi, janë gjithsej një mijë e 558 tiketa trafiku të shqiptuara nga policia.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika