E zë ashensori, vdes 54-vjeçari në Pejë

“Hetim i vdekjes” është cilësuar rasti i vdekjes së 54-vjeçarit si pasojë e një incidenti në një banesë kolektive në qytetin e Pejës. Bëhet e ditur se trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion

Ilustrim





Një mashkull 54-vjeçar ka vdekur si pasojë e zënies nga ashensori i banesës kolektive, në Pejë.

Lajmin për Portalihn Dukagjini e ka konfirmuar Driton Rugova, Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Sot rreth orës 15:00, Policia është infromuar se në rrugën ‘Ali Pashë Tepelena’, në Pejë, ka ndodhur një incident në ashensorin e një banese kolektive shumë katëshe. Njësitet Policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, gjithashtu edhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës mashkuoll 54-vjeçar”, ka deklaruar Rugova.

Krahas kësaj, Rugova bën të ditur se në vendngjarjue ka dalur edhe Prokurori i Shtetit i cili me rastin e ekzaminimit të trupit të vikitimës, ka urdhëruar që trupi i pajetë  i viktimës të dërgohet për obduksion në institutin e mjekësisë ligjore.

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika