Bajrami bën apel për ekzekutim të pagave: Më keq se moszbatimi i ligjit është zbatimi i tij në mënyrë selektive

Përmes një postimi në Facebook, deputetja Bajrami ka bërë apel që pagat për mësimdhënësit të ekzekutohen nesër, e mërkurë. Ndonëse ishin në grevë, punëtorëve të sektorit publik u janë ekzektuar pagat

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami





Ish-ministrja e Financave dhe ish-ministrja e Arsimit, Hykmete Bajrami nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë apel që pagat e grevistësve në sektorin e arsimit të ekzekutohen nesër.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka rikujtuar se pagat e punëtorëve të administrates tashmë janë ekzekutuar ndonëse, të njëjtit ishin në grevë krahas atyre në arsim.

“Të gjithë ju që po e mbroni Qeverinë për mosekzekutim të pagave për punëtorët e arsimit dhe po thirreni në zbatushemëri të ligjit, a e dini se pagat iu kanë dalë punëtorëve të administratës të cilët po ashtu kanë qenë në grevë gjatë shtatorit? Po besoj të gjithë pajtohemi se: “Më keq se mosbatimi i ligjit është zbatimi i tij në mënyrë selektive”, ka shkruar Bajrami.

Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari, ka deklaruar gjatë tre tetorit se nuk do të procesohen pagat për punëtorët e sektorit publik, të cilët kanë qenë pjesë e grevës, duke thënë se kështu thotë ligji. Por, pagat nuk janë ekzekutuar as për mësimdhënësit e komunave me shumicë serbe, të cilët nuk janë pjesë e Sindikatës së Arsimit, dhe rrjedhimisht nuk kanë qenë pjesë e grevës së fundit në sektorin e arsimit.

Një gjë të tillë për Portalin Dukagjini e kishte konfirmuar nënkryetari i Komunës së Novobërdës, Bajrush Ymeri, i cili ka thënë se pagat nuk i kanë marrë as mësimdhënësit që ishin pjesë e grevës e as ata që nuk ishin.





Shija e redaktorit

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Dukagjini Resort dhe The Northern prezantohen në panairin më të...

Projekti Dukagjini Resort së bashku me The Northern do të marrin pjesë në MIPIM Cannes, panairin më të madh ndërkombëtar patundshmërisë në botë. Projekti do...

Të fundit nga rubrika