AAK-ja insiston në hetim ndërkombëtar për sulmin në veri

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se ngjarja e ndodhur me 24 shtator në Banjskë të Zveçanit është sulm terrorist dhe se sponsor i këtij terrorizmi është Serbia

Foto EO

Grupi Parlamentar i AAK-së ka organizuar tryezë diskutimi për të diskutuar në lidhje me situatën e sigurisë pas sulmit terrorist në veri të vendit më 24 shtator, nga i cili u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se ngjarja e ndodhur me 24 shtator në Banjskë të Zveçanit është sulm terrorist dhe kërkoi ndëshkim për Serbinë.

“Ajo që ka ndodhë të dielën është terrorizëm, dhe po ashtu edhe Serbia në bazë të të gjeturave kualifikohet si sponsore e terrorizmit. Sponsorët ndëshkohen dhe është interes i që bashkësia ndërkombëtare ta marrë një pozicion që të ndëshkohet Serbia”, ka thënë Haradinaj.

Ai tutje kërkoi hetim ndërkombëtar në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

“Është interes i paqes në rajon që bashkësia ndërkombëtare të marrë një pozicion të qartë që të ndëshkohet Serbia për sponsorizoi sulmin terrorist. Për këtë duhet një hetim ndërkombëtar. Pjesa tjetër është që Kosova nuk bën asnjëherë me humbë fokusimin nga obligimet e marra, pra nga plani franko-gjerman. Nuk duhet me heqë dorë nga qëllimi ynë i arritjes së paqes në Kosovë dhe rajon. I përgëzoj institucionet e vendit për punën që e kanë bërë në ditën kritike”, ka shtuar ai.

Po ashtu, edhe Agim Çeku, ish-kryeministër i Kosovës, ka thënë se sulmi që ka ndodhur me 24 shtator është sulm terrorist i mbështetur nga Serbia.

“Ajo çka është deri më tani kemi të bëjmë fjalë me terrorizëm dhe me Serbin si sponsor të terrorizimit. Unë mendoj se sot situatë e sigurisë sot është stabile, por na ka ardhur edhe një mundësi që këtë stabilitet të shfrytëzojmë. Është më se e qartë se Serbia si sponsor tani është në një pozicion sa ka qenë të dielën, para kësaj ka qenë me e favorshme sesa Kosova. Tani ajo është në fazën defanzive për t’u shfajësuar nga ky veprim terrorist. Ka humbur fuqia e tyre. Mendoj se në anë tjetër ne kemi dalë faqebardhë fitues, reagimi ka qenë bindës i suksesshëm, fatkeqësisht e kemi humbë një polic. Ajo pozitive është se policia jonë gjatë ballafaqimit pati një veprim ku u përcjell edhe me taktikë edhe veprime reale”.

Sipas tij, Kosova duhet që të fokusohet në politikën të jashtme si dhe e rëndësishme sipas tij, është ndërtimi i kapaciteteve ushtarake e policore në vend.

Ai përmendi edhe disa nga shtyllat, sipas tij, për siguri kombëtare.

“Gjithë e dimë se siguria kombëtare mbështet në pesë shtylla, e para dhe më shumë rëndësi është politika e jashtme. Apeloj që diplomacia jonë të jetë bindës dhe shumë aktive. E dyta është ndërtimi i kapaciteteve, e treta është policia, e katërta është inteligjenca që është kyçe në paralajmërimin e hershëm. E pesta është plani kombëtar i reagimit në çfarëdolloj emergjence. Këto janë pesë shtyllat që duhet të fuqizohen”, ka theksuar Çeku.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika