Abazi me kërkesë për kryeprokurorin e shtetit: Të merret në pyetje Dejona Mihali

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka shprehur shqetësimin e tij përmes një postimi në Facebook në lidhje me Dejona Mihalin dhe rolin e saj në Kosovë. Ai ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit ta marrë në pyetje Mihalin

Haki Abazi, deputet i Kuvendit të Kosovës

Deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, ka kërkuar nga kryeprokurori i shtetit të hetohet Dejona Mihalit, koordinatore e komitetit në Lëvizjen Vetëvendosje.

Abazi theksoi se ajo duhet të merret në pyetje, pasi sipas tij, po cenohet siguria kombëtare e shtetit të Kosovës.

Po ashtu, sipas Abazit Mihali, duhet të arrestohet.

“Kryeprokuror i shtetit: Ndoshta edhe keni shkuar në pushim, por me urgjencë duhet të ndani detyrën për të marrë Dejona Mihalin në pyetje për shkeljen e rëndë që bën. Këtu është në pyetje siguria kombëtare. Mihajli duhet arrestuar për faktin se ajo e di kush kënd e thërret në telefon dhe çfarë flet. Në këtë rast bëhet fjalë për udhëheqës të partive opozitare. Nëse ata kanë shkelur ligjin le të arrestohen nga gjyqësia, nëse dëshmohet se kanë bërë krim le të burgosen, por nuk mundet një shtet dhe një popull i tërë të shantazhohet nga masha Kurtit, duke deklaruar haptas se ajo posedon informacion e rrjedhimisht edhe përgjohen telefonat nga njerëz të paautorizuar nga sistemi i drejtësisë”, ka shkruar Abazi.

Tutje, ai ka theksuar se “asnjë qytetar nuk duhet të jetë kaq i pambrojtur dhe kaq i rrezikuar nga një autokraci që i jep vetës të drejtë të bëhet edhe gjykatës, edhe prokuror, edhe polic hetues, edhe detektiv, edhe superfuqi mbi minstrat. Çfarë na duhet parlamenti në këtë shtet parlamentar kur kemi njerëz si Dejona e Kurti që i bëjnë të gjitha!?”.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika