Abazi: Vendi për me i dhanë llogari këtij populli është Kuvendi, jo kafet e as Facebook-u

Sipas deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ekzekutivi duhet të japin llogari në Kuvend

Haki Abazi, deputet i Kuvendit të Kosovës, në seancën e veçantë të sotëm të Kuvendit, për takimin e djeshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me ndërkombëtarët, ka thënë se ai duhet të japp llogari në Kuvend.

“Vendi për me i dhanë llogari këtij populli dhe këtij shteti nuk janë as kafet dhe as Facebook-u, është parlamenti i Kosovës. Llogaria e ekzekutivit bëhet këtu, në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Abazi.

Abazi për rezolutën e Parlamentit Evropian, e datës 19 tetor 2023, mbi zhvillimet e fundit në dialogun Serbi-Kosovë, ka thënë se është e fuqishme dhe e rëndësishme.

“Duke vendosur fajin mbi adresën e duhur, është hera e parë që me gjuhë eksplicite Parlamenti Evropian, Bashkimi Evropian, kanë dënuar terrorizmin në veriun e Kosovës dhe jam i bindur që kjo është një arritje jashtëzakonisht e madhe”, ka thënë tutje Abazi.

“Fjalia e vetme që kisha dashur të shoh aty është pyetja që Parlamenti Evropian ishte dashur të i’a bëjë Kosovës  se kush i ka lëshuar terroristët e rrethuar në Banjskë, kush ka marrë vendim që pas vrasjes së rreshterit Afrim Bunjaku këta terrorist të lejohen të shkojnë në Serbi dhe të jetojnë të lirë pa asnjë konsekuencë për veprimin e tyre në Kosovës. Sepse një drejtësi që nuk e merr epilogun e vet rrezikon që të përsëritet në vazhdimësi”, ka shtuar deputeti i Kuvendit.

Abazi ka thënë se dështimi i qeverisë që të marrë vendimin e duhur për t’i arrestuar terroristët në Banjskë është “jashtëzakonisht”  i madh.

“Dështimi i kësaj qeverie që të marrë vendimin e duhur për t’i arrestuar terroristët dhe ata t’i dorëzohen drejtësisë së Kosovës për veprimet që kanë bërë është jashtëzakonisht i madh i gjithë hallkës së qeverisjes në Kosovë”, ka shtuar Haki Abazi.

 

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika