Abdixhiku kritikon Kurtin: Shtyllat e vendit po rrënohen nga mosbesuesi i pavarësisë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, nga mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së ka shprehur shqetësimin e tij për situatën politike në vend. Ai ka theksuar se për popullin e Kosovës tri vite janë mjaftueshëm për të kuptuar paaftësinë themelore të qeverisë së Vetëvendosjes për të zgjidhur problemet kryesore të vendit.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se popullit të Kosovës i kanë mjaftuar tri vite për ta kuptuar paaftësinë fondamentale të Vetëvendosjes, për moszgjidhjen e problemeve nacionale.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Abdixhiku ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme përmes dorëheqjes së kryeministrit Albin Kurti.

Alternativë tjetër, sipas Abdixhikut, do të jetë e papranueshme për LDK-në.

“Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe kjo e ardhme sot duket e zymtë, e paperspektivë. Tash e tri vite për popullin është e mjaftueshme për të parë paaftësinë e këtij pushteti. Kjo Qeveri nuk ka lënë asnjë shenjë në asnjë fushë. Është moment reflektimi. Ky moment thërret për përgjegjësi, duhet dorëheqje. LDK refuzon farsën e darkave, LDK është e gatshëm dhe kërkojmë dorëheqje të qeverisë. Fillimisht dorëheqja e pastaj shpërbërje…

Tani rrugëtimi euroatlantik zhvillimi ekonomik nuk kanë gjasë siç u pa tash e tri vite e gjysmë me këtë pushtet populist e majtist. Për popullin e Kosovës janë të mjaftueshme tri vite për të kuptuar jo vetëm mënyrën e bërjes politik, por edhe paaftësinë fondamentale për moszgjidhjen e problemeve, sidomos atyre nacionalë”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka kritikuar kryeministrin Kurti dhe Qeverinë e tij se po i rrënojnë shtyllat indentitare të vendit.

“E ardhmja sot duket e zymtë, e trishtë, ajo thërret për angazhimin tonë momental, si garantues të vetëm të shtetësisë së dedikuar për vendin tonë të përbashkët. Sot teksa qëndrojmë në një udhëkryq kritik të vendit të gjitha shtyllat identitare të vendit janë vënë në peshoren e fatit të popullistëve. Ato po gërmohen, rrënohen dhe tjetërsohen si synim ideologjik i mosbesueseve të pavarësisë”.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika