Abdixhiku në Gjilan: Po marrim mbështetje nga qytetarët për programin tonë kombëtar

Gjatë një vizite në qytetin e Gjilanit, i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se janë duke diskutuar hapur me qytetarët dhe se nga të njëjtit janë duke marrë mbështetje për "programin e tyre kombëtar"

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku në Gjilan

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë ditës së sotme ka qenë në Gjilan ku së bashku me nënkryetarin e kësaj partie, Lutfi Haziri, kanè vizituar varrezat e dëshmorëve dhe kanë bërë homazhe tek busti i Ibrahim Uruqit, në Bresalc.

“Nderuam po ashtu dëshmorët Hanumshahe e Tefik Zymberin Vizituam familjen e Nuri Idrizit; një veprimtar i madh i lëvizjes për liri e pavarësi. Vizituam familjen Avdiu; e po ashtu dhe Bashkësinë Islame, si shenjë e nderimit e respekti”, ka thënë Abdixhiku.

Abdixhiku ka bërë të ditur se në fund të vizitës kanë mbajtur një takim me strukturën e LDK-së në Gjilan, derisa ka theksuar se takimet me qytetarë e familje në çdo anë vazhdojnë të jenë “bazament i ringritjes së djathtë”.

“Po flasim hapur, po marrim mbështetje për programin tonë kombëtar, po rilidhim veten me secilin qytetar drejt një qëllimi të madh – bërjen e Republikës siç e meriton, siç mundet, siç do ta bëjmë bashkë! Rrugën e bëjmë bashkë!”, ka përfunduar kreu i LDK-së.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika