Abdixhiku: Skandali në Slloveni arsye pse nuk po themelohet komisioni hetimor

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ekzektutivi po tenton ta ndaloj themelimin e komisionit hetimor për energji, për shkak të skandalit financiar. LDK kërkon shkarkimin e ambasadorit Berishaj menjëherë

Lumir Abdixhiku, kryetar i LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka thënë se skandali financiar që e lidhë Ambasadorin e Kosovës Martin Berishaj, është një nga arsyet se pse ekzekutivi po e bllokon themelimin e komisionit hetimor për energji.

Sipas Abdixhikut hetimi parlamentar duhet të ndodhë domosdoshmërisht.

“Vetëm një hall i madh prodhonte arsyetime të pashpresa si këto. Por sa më i zëshëm refuzimi i tyre, aq më i domosdoshëm bëhej insistimi ynë. Sot, hetimi parlamentar nuk ka alternativë. Ky skandal, dhe të tjera skandale të renditura në shpenzimin e plot 120 milionë eurove edhe shtrenjtimin e faturave deri në 100%, duhet të gjejnë dritë”, ka thënë ai.

Martin Berishaj, Ambasador i Kosovës në Kroaci

Tutje, ai bëri të ditur se do të vazhdojnë ta bojkotojnë çdo votim në seanca të kuvendit apo edhe komisione, deri sa të themelohet komisioni hetimor.

“Kriza energjetike është një piramidë keqmenaxhimi, neglizhence e tani dhe krimi. Këtë piramidë duhet dhe do ta shembim të gjithë. Bojkoti ynë votues në Kuvend, nuk merr fund pa formimin e Komisionit Hetimor për Energji. Sepse s’ka ligj, s’ka temë e s’ka çështje tjetër më me rëndësi se sa kjo me energji. Do ta zbardhim të vërtetën herët apo vonë”, ka shtuar kryetari i LDK-së.

I pari i LDK-së, tha se shkarkimi i ambasadorit Martin Berishaj, duhet të ndodhë menjëherë.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika