Abdixhiku takohet me Hovenier, diskutojnë për gjendjen e sigurisë në Kosovë

LDK-ja beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë sonë nacionale dhe e rrugëtimit tonë euroatlantik

Pamje nga takimi





Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të enjten ka pritur në takim Ambasadorin e ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Abdixhiku nëpërmjet një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë në Kosovë.

“Bashkë diskutuam për zhvillimet e fundit politike në vend, me theks të veçantë gjendjen e sigurisë në Republikën e Kosovës. LDK beson se koordinimi i ngushtë i institucioneve të vendit me aleatët tanë strategjik është garancë e sigurisë sonë nacionale dhe e rrugëtimit tonë euroatlantik”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Lumir Abdixhiku dhe Jeffery Hovenier

Kujtojmë se, shpërthime të njëpasnjëshme kanë ndodhur në veri të vendit të martën e gjashtë dhjetorit, pikërisht në ditën kur në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, u bë thirrje për zbatim të marrëveshjeve të nënshkruara në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë

Ndërsa, vendimi për shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve në veri të Kosovës do të merret vetëm pas vlerësimit të situatës së sigurisë në këtë pjesë të vendit, kështu ka thënë Presidenca e Kosovës.

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se është i bindur se Policia e Kosovës “ka kapacitete për të garantuar procese demokratike”.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat e banuara me shumicë serbe – Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq e Zveçan – janë caktuar të mbahen më 18 dhjetor.





Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika