“Afera” me rezervat shtetërore, Apeli ndërpren masën e paraburgimit për tre të arrestuarit

Siç thuhet në njoftim, Gjykata e Apelit nuk ka arritur që të vërtetojë dyshimin e bazuar që të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen e që detyrohen të qëndrojnë në paraburgim

Policia e Kosovës gjatë largimit me dokumente nga MINT (Foto; RTV DUKAGJINI/ Gazetarja Vlora Selimi)

Gjykata e Apelit e Kosovës i ka aprovuar si të bazuara ankesat e tre të arrestuarve për aferën me rezerva shtetërore, drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretari Irfan Lipovica dhe biznesmeni, Ridvan Muharremi.

Siç thuhet në njoftim, Gjykata e Apelit ka bërë me dije se ata janë liruar për t’u mbrojtur në liri.

“Gjykata e Apelit e Kosovës-Departamenti Special, me aktvendimin PN1.S.nr.165/2023, i ka aprovuar si të bazuara ankesat e mbrojtësve të pandehurve I.L, H.G dhe R.M, ndërsa aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, PPPS.nr.35/2023, të datës 19.08.2023 e ka ndryshuar, ashtu që të pandehurve I.L, H.G dhe R.M, ju është ndërprerë masa e paraburgimit dhe të njëjtit janë liruar për t’u mbrojtur në liri”, është thënë në njoftim.

Në këtë të fundit, thuhet se Gjykata e Apelit nuk ka arritur që të vërtetojë dyshimin e bazuar që të akuzuarit kanë kryer veprat penale për të cilat akuzohen e që detyrohen të qëndrojnë në paraburgim.

“Në arsyetim të aktvendimit Gjykata e Apelit ka theksuar se gjykata e shkallë së para nuk ka arritur që të vërtetoj dyshimin e bazuar së të pandehurit kanë kryer veprat penale për të cilat dyshohen, e për të cilat është kusht primar për ligjshmërinë e paraburgimit, mirëpo në arsyetim e aktvendimit të ankimuar janë dhënë me tepër bindje e dyshimit të arsyeshme duke mos pasur mbështetje në artukulushmerin për të ndërlidhur provat me veprimet e të pandehurve, prandaj nuk është arritur që të argumentohet në fuqinë provuese të provave se me veprimet e të pandehurve është arritur që të ketë dyshim për veprat penale dhe me ketë gjykata vetëm ka potencuar kronologjinë e ngjarjes mirëpo nuk ka dhëne vlerësim dhe arsyetim mbi fakte të cilat janë paraqitur në kërkesën për caktimin e paraburgimit”, thuhet në njoftim.

Mëngjesin e 18 gushtit, Policia e Kosovës ka kryer bastisje në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe te pronat e biznesmenit Ridvan Muharremi, nën dyshime për keqpërdorime të rezervave shtetërore.

Fillimisht, bastisja u krye te banesa e Ridvan Muharremit dhe te një lokal i tij, ku pastaj i njëjti edhe u shoqërua në polici.

Ndërkaq, në polici janë shoqëruar drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretari Irfan Lipovica.

Gara është shoqëruar në polici nga ambientet e MINT-it.

Disa zyrtarë policorë së bashku më disa dokumente që janë marrë brenda zyrave, u larguan atë ditë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Kjo ministri dyshohet se u bastis për shkak të dyshimeve për keqpërdorime të rezervave shtetërore, respektivisht të vajit dhe të grurit.

Gara dhe Lipovica u dëgjuan në disa audioincizime të siguruara nga mediumi “Nacionale” duke thënë se vaji i paguar nga shteti i Kosovës nuk ka ardhur nga Polonia në Kosovë.

“Afera e grurit dhe e vajit” – Përfundojnë bastisjet, shoqërohen në polici tre persona

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika