AKK: Mos i bllokoni komunat, zgjidheni problemin e grevës

AKK i ka bërë thirrje qeverisë që urgjentisht të ulet e të bisedojë me sindikatat përkatëse, në mënyrë që mos të pësojnë edhe më tutje nxënësit dhe qytetarët

Ilustrim

Bordi i Asociacionit të komunave të Kosovës, ka kërkuar që problemi rreth grevës në arsim dhe administratë të zgjidhet në nivel nacional, sepse sipas tyre ky problem është lokal.

AKK konsideron që kompetencat sa i përket punëtorëve arsimor (parauniversitar) u takojnë komunave dhe për këtë arsye kërkojnë që presioni i Qeverisë për të marrë listën e punëtorëve grevist përmes shkresave dhe inpektorëve te arsimit është jashtë çdo norme dhe logjike.

“Bordi i AKK-së kërkon që sa më parë palët e involvuara në këtë çështje të fillojnë dilalogun në mënyrë që të mos pësojnë nxënësit dhe qytatarët duke mos pranuar shërbime nëpër komuna e në veçanti tash kur është urgjenete legalizimi i objekteve pa leje sepse afati përfundon më 04 shtator 2022 si dhe shërbimet urgjente ndaj diasporës tonë të nderuar e që iu nevoiten për udhëtim”, thuhet në njoftim.

AKK i ka bërë thirrje qeverisë që urgjentisht të ulet e të bisedojë me sindikatat përkatëse, në mënyrë që mos të pësojnë edhe më tutje nxënësit dhe qytetarët.

“Komunat i kanë kompetencat e tyre vetanake të dhëna në ligjin mbi vetëqeverisje lokale dhe QEVERI mos bëni presion mbi zyrtar komunal për sigurimin e listave të punëtorëve grevist.  Kompetencat që burojnë nga ligji për vetëqeversije lokale janë duke u ushtruar edhe në këtë çështje”, vijon njoftimi.

Ndryshe, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), ka njoftuar se greva e përgjithshme e cila ka nisur të zbatohet që nga 25 gushti, është duke u zhvilluar pa probleme.

Ajo që mbetet shqetësuese për BSPK-në, është “mosreflektimi” i Qeverisë së Kosovës lidhur me kërkesat sindikale.

“Greva e përgjithshme në nivel vendi është duke u zhvilluar mirë dhe pa probleme e plotësisht sipas rregullave dhe normave ligjore. Ajo që e shqetëson BSPK-në është mosreflektimi i Partnerit tonë Social – Qeverisë përkitazi me kërkesat e arsyeshme sindikale”, thuhet në njoftim.

Sipas BSPK-së, Qeveria duhet t’i jepet arsyes dhe t’iu bëjë thirrje sindikatave që të ulen në tavolinën e bisedimeve sa më parë që është e mundur.

BSPK ka shpallur grevë të përgjithshme nga 25 gushti, për realizimin e kërkesave të tyre për rritjen e pagave për të gjithë të punësuarit nga 100 euro deri në miratimin e Ligjit të pagave.

Kjo për shkak se sindikalistët nuk kanë arritur të dakordohen me zyrtarët e institucioneve, për ta anuluar grevën e paralajmëruar ditë më parë.

Paralajmërimet e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), i ka quajtur të paarsyeshme, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Greva nga sindikatat e Kosovës, nuk po i pëlqejnë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Këto paralajmërime të sindikatave, kryeministri Kurti i kishte cilësuar si kërcënime, të cilat sipas tij, nuk janë të nevojshme.

“Kërcënimi me paralizim të institucioneve dhe shërbimeve publike tash kur Projektligji për pagat është proceduar dhe kushtëzimi me kërkesa shtesë është gabim. Nuk është koha për greva, është koha për punë. Ne duam sindikata jo spektatore, por pjesëmarrëse…”, ka deklaruar Kurti, raporton KP.

Kryeministri ka theksuar se Qeveria e Kosovës është pro dialogut social me sindikatat, por sipas tij, pa kërcënime e ultimatume.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika