Aksion simbolik i PSD-së: “Një grusht qershi për kryeministrin”

Pas akordimit të Kosovës me Serbin për çështjen e targave, PSD ka realizuar një aksion simbolik duke i dhuruar 'një grusht qershi' kryeministrit

Dardan Molliqaj, kryetar i PSD-së





Partia Socialdemokrate (PSD), të enjten mbrëma ka mbajtur një aksion simbolik pranë objektit të ish-Rilindjes në Prishtinë.

Nën moton “Një grusht qershi për kryeministrin”, aktivistët e PSD-së kanë vendosur qershi në hyrje të objektit.

Kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tashmë ka pranuar ta formojë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

“Kryeministri tentoi për disa javë rresht që përmes veprimeve të tij nën petkun e kryeministrit rezistent, kinse nuk po lëshon pe. Por ai e ka pranuar planin franko-gjerman plan i cili nuk e ka njohjen”, ka thënë Molliqaj.

“Në atë marrëveshjen e ka pranuar edhe Asociacionin, krejt këto janë në kuadër të qasjes për manipulim të opinionit”, ka vijuar ai.

Molliqaj tutje tha se kryeministri Kurti, është duke i thyer parimet e tij të  mëparshme.





Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika