Akuzohet ngasësi i dyshuar i kamionit me viktima në Teksas

Një ngjarje e ndodhur në Teksas, po konsiderohet "tragjedi njerëzore", ku të paktën 53 persona, të cilët besohet se kanë qenë migrantë, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur. Ngasësi i kamionit është akuzuar për kontrabandim migrantësh

Pamje nga vendi ku është gjetur kamioni me viktima.

Ngasësi i dyshuar i kamionit të braktisur në Teksas, me dhjetëra trupa të vdekur brenda, është akuzuar për kontrabandim migrantësh.

Ngjarja e ndodhur në Teksas po konsiderohet “tragjedi njerëzore”, ku të paktën 53 persona, të cilët besohet se kanë qenë migrantë, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur.

Homero Zamorano është paraqitur si migrant në një shkurre afër kamionit në San Antonio të Teksasit, kur është arrestuar nga policia.

Sipas një zyrtari meksikan për migrimin, ngasësi i dyshuar, Zamorano – i cili është nga Teksasi – “ka tentuar të prezantojë veten si një nga të mbijetuarit”, kur është gjetur nga policia, shkruan REL.

I dyshuari i dytë, Christian Martinez, është arrestuar nën akuzat për komplot.

Disa persona duke iu afruar skenës ku ka ndodhur tragjedia në San Antonio.

Sipas prokurorëve federalë, hetuesit e kanë gjetur emrin e tij kur kanë bërë kërkime në telefonin e Zamoranos, dhe e kanë kuptuar që të dy kanë komunikuar.

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka bërë të ditur se të dy burrat mund të përballen me burgim të përjetshëm, apo me dënim me vdekje, nëse dënohen.

Edhe dy të dyshuarit e tjerë janë arrestuar nga autoritetet.

Pjesëtarë të emergjencës kanë arritur në mbrëmjen e së hënës afër San Antonios, ku kanë gjetur 46 trupa të vdekur brenda kamionit të braktisur.

Numri i viktimave ka shkuar më pas në 53, pasi një numër i personave të shtruar në spitale kanë vdekur gjatë trajtimit.

Sipas Qeverisë së Meksikës, 27 prej tyre kanë qenë nga Meksika, 14 të tjerë nga Hondurasi, shtatë nga Guatemala dhe dy nga El Salvadori.

Imigrimi është çështje sfiduese në politikën e Shteteve të Bashkuara.

Në maj, autoritetet amerikane kanë regjistruar rekord të personave pa dokumente, të cilët janë arrestuar pas kalimit të kufirit nga Meksika.

Shumë prej tyre kanë qenë duke udhëtuar në rrugë jashtëzakonisht të rrezikshme.

Për t’i ikur varfërisë dhe dhunës në Amerikën Veriore, shumë migrantë pa dokumente përfundojnë duke paguar shuma të mëdha parash për kontrabanduesit, ashtu që t’i dërgojnë në kufirin amerikan.

Rreth 46 persona janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në Teksas

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika